Lidhje

Berluskoni në zgjedhje me Ligën e Veriut


Ish-udhëheqësi italian Silvio Berluskoni tha se ka arritur një marrëveshje me partinë Liga e Veriut, për t’u paraqitur së bashku në zgjedhjet e muajit të ardhshëm. Por ai nuk do të jetë kandidat për kryeministër.

Zoti Berluskoni njoftoi marrëveshjen për krijimin e koalicionit gjatë një interviste për një radio italiane. Udhëheqësi i partisë Liga e Veriut, Roberto Maroni, tha më pas në një konferencë shtypi se si pjesë e marrëveshjes zoti Berluskoni nuk do të jetë kandidat për postin e lartë.

Partia e zotit Berluskoni, Populli i Lirive (PDL), është paraqitur në koalicion me Ligën e Veriut gjatë tre qeverisjeve të mëparshme.

Sondazhet e fundit të opinionit për parashikimin e rezultatit të votimit të 24 shkurtit tregojnë se aleanca e partive të djathta ende kryeson ndaj qendrës së majtë, të drejtuar nga Pier Luigi Bersani.
XS
SM
MD
LG