Lidhje

SHBA: Anti-imigracioni dhe anti-krimi


Në një raport të ri thuhet se masat në fushën e imigracionit janë bërë përparësi e politikës së qeverisë për antikrimin. Raporti i hartuar nga Instituti jopartiak i Politikave të Imigracionit me qendër në Uashington, thotë se si rrjedhojë e këtyre masave, gjatë dy dekadave të fundit është shtuar personeli, pajisjet e skanimit dhe fondet e tjera për mbrojtjen e kufijve të vendit.

Raporti publikohet në klimën e reformave të fundit të ndërmarra nga Shtëpia e Bardhë, të cilat zbutin politikat për kategori të caktuara imigrantësh si dhe të kritikave nga ana e ligjvënësve republikanë, që kërkojnë masa më të forta ndaj imigracionit të paligjshëm.

Raporti thotë se vitin e kaluar financimi për agjencitë e antikrimit në fushën e imigracionit ishte gati 18 miliard dollarë, ose 3 miliadë më tepër se sa buxhetet e agjencive të tjera të antikrimit të marra së bashku.
XS
SM
MD
LG