Lidhje

SHBA, 2012 - viti më i ngrohtë në histori


globe
globe

Gjithashtu, viti 2012, ishte i teti vit me radhë që tregoi se temperatura në planetin tonë po rritet.

Ekspertët qeveritarë të motit në Shtetet e Bashkuara thonë se temperatura mesatare në 48 shtete amerikane gjatë vitit 2012 ishte 13 gradë Celsius. Kjo është 0 presje 6 gradë më e lartë se temperatura mesatare gjatë vitit 1998, dhe 3 gradë më e lartë se mesatarja për të gjithë shekullin e 20-të. Të dhënat nuk përfshijnë shtetin ishull të largët Hawaii dhe shtetin verior Alaska.

Ndërsa Toka pëson ndryshime klimatike, Shtetet e Bashkuara kanë përjetuar një prirje afatgjatë të ngrohjes. Administrata Oqeanike dhe Atmosferike thotë se rritja e temperaturës gjatë vitit të kaluar u ndikua nga thatësia gjatë verës që preku rajonet bujqësore më pjellore të vendit dhe nga një rrymë veriore atmosferike.

Përveç kësaj, qeveria amerikane thotë se viti 2012 ishte viti i dytë më i keq përsa i përket motit ekstrem, me 11 fatkeqësi natyrore që shkaktuan më shumë se 1 miliard dollarë në dëme. Ndër më të keqiat ishin super-stuhia Sandy që goditi rëndë bregun e populluar verilindor të vendit në fund të tetorit, uragani Isak që goditi bregun jugor, si dhe shumë stuhi të tjera me shira dhe erëra të forta.

Gjithashtu, viti 2012 ishte i teti vit radhazi që tregoi se temperatura në planetin tonë po rritet.

Të dhënat e motit për vitin 2012 nga e gjithë bota pritet të shpallen javën e ardhshme.
XS
SM
MD
LG