Lidhje

Chavez nuk merr pjesë në ceremoninë e përurimit


Gjykata e Lartë e Venezuelës thotë se presidenti Hugo Chavez lejohet ligjërisht ta shtyjë inaugurimin.

Vendimi i sotëm vjen një ditë pasi zyrtarët venezuelianë njoftuan se Presidenti Chavez nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të tij nesër për mandatin e tretë dhe do të vazhdojë të qëndrojë në Kubë për t’u kuruar nga kanceri.

Kryetari i parlamentit kuban, Diosdado Cabello lexoi një letër për ligjvënësit dje, në të cilën mjekët rekomandonin që zoti Chavez të mos kthehet në atdhe. Zoti Cabello tha se presidenti do të bëjë betimin më vonë para Gjykatës së Lartë.

Opozita u indinjua nga shtyrja dhe argumentoi se pamundësia e presidentit për të bërë betimin më 10 janar, siç parashikon Kushtetuta, e detyron atë të japë dorëheqjen. Por përkrahësit e udhëheqësit 58 vjeçar dhe disa ekspertë këmbëngulin se kushtetuta e lejon Gjykatën e Lartë të bëjë betimin pa përmendur ndonjë datë të caktuar.
XS
SM
MD
LG