Lidhje

Arrestohet një bashkëpunëtor i Viktor Boutit


Agjencia për luftën kundër drogës dhe një prokuror amerikan njoftuan se Richard Ammar Chichakli u arrestua sot nga autoritetet australiane me kërkesën e Shteteve të Bashkuara

Zyrtarët amerikanë thonë se një bashkëpunëtor i trafikantit rus të armëve Viktor Bout është arrestuar në Australi.

Agjencia për luftën kundër drogës dhe një prokuror amerikan njoftuan se Richard Ammar Chichakli u arrestua sot nga autoritetet australiane me kërkesën e Shteteve të Bashkuara.

Zoti Chichakli është akuzuar për konspiracion me Viktor Bout-in dhe të tjerët për blerjen e aeroplanëve nga dy kompani në Shtetet e Bashkuara. Blerja e avionëve është shkelje e sanksioneve ekonomike. Zoti Chichakli ka shtetësinë amerikane dhe siriane.

Vitin e kaluar, një gjykatës në Shtetet e Bashkuara e dënoi zotin Bout me 25 vjet burg nën akuzat për terrorizëm dhe përpjekje për t’i shitur raketa rebelëve kolumbianë që do të përdoreshin kundër helikopterëve të Shteteve të Bashkuara.

Viktor Bout, të cilin prokurorët amerikanë e kanë quajtur “tregtar i vdekjes”, këmbëngul se ai ishte duke u përpjekur të shiste avionë për transportin e mallrave e jo armë.

XS
SM
MD
LG