Lidhje

Emërimet për Oscar, kritika shpall çmimet


Vetëm pak orë pas shpalljes së kandidaturave për çmimet Oscar, janë shpallur çmimet e kritikës së filmave konkurrentë

Vetëm pak orë pas shpalljes së kandidaturave për çmimet Oscar, janë shpallur në Los Angelos, çmmiet e kritikës së filmave konkurrentë për çmimet Oscar.

Ben Afleck, ndonëse nuk ishte mes kandidaturave për regjizorin më të mirë, për çmimet Oscar është shpallur si regjizori më i mirë nga kritika. Edhe filmi i tij “ARGO” është shpallur filmi më i mirë i vitit.
Ndërkohë kritika ka vlerësuar si aktorin më të mirë Daniel Day Lewis, ndërsa aktoren më të mirë Jessica Chastain.

Aktorja Anne Hathaway është shpallur aktorja më e mirë mbështetëse, ndërsa Philip Seymour Hoffman, është shpallur si aktori më i mirë mbështetës.

Kritika ka vlerësur si aktoren e re më të mirë, aktoren 9 vjeçare Qunvezhane Wallis.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve të Kritikës ka 18 vite që organizaohet nga Shoqata e Kritikës së Filmit.
XS
SM
MD
LG