Lidhje

Protesta paqësore në Shkup


Protestuesit e drejtuar nga kryetari i LSD, Branko Cërvenkovski filluan marshin para Televizionit Sitel, vazhduan para qeverisë dhe parlamentit dhe përfunduan tek radio-televizioni publik i Maqedonisë

Mijëra përkrahës të opozitës maqedonase, protestuan sot në mënyrë të qetë para ndërtesave të dy televizioneve, që njihen për politikën e mbështetjes ndaj pushtetit.

Protestuesit e drejtuar nga kryetari i Lidhjes Social Demokrate, Branko Cërvenkovski filluan marshin para Televizionit Sitel, me moton “Kundër gënjeshtrave dhe manipulimeve”; vazhduan para qeverisë dhe parlamentit të vendit për të përfunduar tek radio-televizioni publik i Maqedonisë. Protestuesit shprehën zemërimin, sipas tyre, për shkeljen e standardeve themelore të gazetarisë në këto mjete të infomimit. Zoti Cërvenkovski tha se zgjidhja e vetme e ngërçit janë zgjedhjet e parakohëshme parlamentare.

Ndërkohë, ambasadori amerikan në Maqedoni, Paul Uolers ka komentuar sot nga një qytet në brendi të Maqedonisë, se bojkoti i parlamentit nga cilado qoftë parti nuk është i dobishëm dhe se parlamenti është vendi ku duhet të zhvillohet debati mbi çështjet e hapura.

Ambasadori ka theksuar kërkesën që opozita dhe pushteti i Maqedonisë të punojnë për kapërcimin e problemeve.

Ambasadori Uoler ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkara do të përfshihen në vëzhgimin e zgjedhjeve vendore të 24 marsit, nga të cilat presin një proces të qetë dhe demokratik.
XS
SM
MD
LG