Lidhje

Turqia ndaj vlerësimit të BE-së për anëtarësim


Ankaraja ka ndërmarrë një sulm të fuqishëm kundër Bashkimit Evropian për atë që e konsideron një vlerësim të paragjykuar të Turqisë në raportin e oragnizatës për kushtet për anëtarësim botuar në tetor. Si kundërpeshë ndaj Brukselit, Turqia nxorri raportin e vet javën e kaluar. Pavarësisht nga polemikat e kohëve të fundit, Ankaraja shpreson se kërkesa e saj për anëtarësim do të marrë kthesë me kryesinë e Irlandës në BE. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones njofton nga Stambolli:

Në një hap të pashembullt, Ankaraja nxorri javën e kaluar një vlerësim për përparimin drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian, si reagim ndaj raportit me kritika të Brukselit që ngriti shqetësimin për keqësimin e të drejtave të njeriut në vend.

Në raportin prej 270 faqesh, Ministri turk për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, Ergemen Bagis, pretendon se kritikat janë paragjykuese dhe të motivuara politikisht.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke Selcuk Unal thotë se vendit të tij po i mbaron durimi.

“Bllokimi i vazhdueshëm i negociatave të anëtarësimit është i papranueshëm. 18 kapituj negocimi u bllokuan në vitin 2006 dhe Franca bllokoi gjashtë prej tyre, ndërsa gjashtë të tjera u bllokuan nga qipriotët grekë. Prandaj bllokimi i vazhdueshëm në negociata po dëmton vetë procesin”.

Turqia filloi negociatat e anëtarësimit në vitin 2005, por procesi ka qenë jashtëzakonisht i ngadaltë. Deri sot janë hapur vetëm disa nga fushat e negociatave, të quajtura kapituj. Vetëm një kapitull është kompletuar.

Shumë politikanë me ndikim në Francë, Gjermani, Austri dhe disa vende të tjera të Bashkimit Evropian janë kundër anëtarësimit të plotë të Turqisë.
Por eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Soli Ozel i Universitetit Kadir Has të Stambollit thotë se me marrjen e kryesisë së radhës së Bashkimit Evropian nga

“Eshtë pozitive që Irlanda kryeson këtë radhë, pasi ka marrëdhënie të mira me Turqinë. Mendoj se turqit i pëlqejnë irlandezët, prandaj mund të shohim lëvizje në drejtimin e duhur në negociatat mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian”.

Marrja e presidencës së radhës nga Dublini shton shpresat në Ankara se Parisi mund ta zbusë kundërshtimin ndaj kërkesës së Turqisë. Presidenti i ri francez, Francois Holland nuk ka të njëjtin qëndrim kundërshtues sa paraardhësi i tij Nicolas Sarkozy, ndaj anëtarësimit të mundshëm të Turqisë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Unal thotë se ka vend për një optimizëm të përmbajtur.

“Ne po punojmë me partnerët tanë dhe vendet që mbështesin aspiratat e Turqisë për anëtarësim. Mendoj se po shohim sinjale pozitive, por nga ana tjetër është herët të flitet për rezultate konkrete”.

Sipas Sinan Ulgen, kreu i Institutit Studimor Edam në Stamboll, Ankaraja po rivlerëson qëndrimin e saj nga Bashkimit Evropian pas indiferencës së viteve të fundit.

“Ministri i Jashtëm Ahmet Davutoglu e ka kuptuar se Pranvera Arabe do të jetë shumë më problematike për vendet në fjalë, si edhe për marrëdhëniet e Turqisë me ato vende, se sa ç’ishte menduar më parë. Kështu që është e vërtetë që Turqia po kërkon më siguri duke forcuar aleancat me partnered tradicionalë të Perëndimit. Kjo vlen për Uashingtonin, por edhe për Bashkimin Evropian”.

Ekonomia dinamike e Turqisë dhe tregu i gjerë mund ta nxisë Bashkimin Evropian që të rigjallërojë marrëdhëniet me Turqinë. Por analistët paralajmërojnë se që të dalë nga gjendja e tanishme e palëvizshme në drejtim të anëtarësimit, Ankarasë do të duhet t’i trajtojë më seriozisht shqetësimet në rritje të Brukselit për të drejtat e njeriut.
XS
SM
MD
LG