Lidhje

Parisi kundër legalizimit të martesës së homoseksualëve


Mijëra protestues demonstruan në Paris kundër planeve të qeverisë për të legalizuar martesën e homoseksualëve.

Rreth 200,000 vetë zbritën në qytet me autobus, tren dhe makinë për të ashtuquajturit "marshim për të gjithë", një nga marshet më të mëdha të vendit në vitet e fundit.
Protestuesit filluan demonstrimin nga tri pika të ndryshme të qytetit, duke marshuar drejt Kullës Eifel.

Një sondazh i kohëve të fundit tregoi se mbështetja për martesat e homoseksualëve ka rënë në rreth 50 për qind, me një numër të përafërt të francezëve që janë në favor të të drejtave të homoseksualëve për birësim.

Parlamenti francez pritet të debatojë për ligjin e legalizimit të martesës së homoseksualëve në fund të këtij muaji. Ky ligj ishte një nga premtimet zgjedhore kryesore të presidentit Francois Hollande.
XS
SM
MD
LG