Lidhje

Franca në gatishmëri, pas fushatës në Mali


Franca ka shtuar masat e sigurisë për shkak të shqetësimeve rreth kërcënimeve të mundshme pas ndërhyrjes ushtarake në Mali.

Në një intervistë me rrjetin televiziv francez BHM, ministri i Brendshëm i Francës, Manuel Valls tha se kërcënimi nga terroristët e zemëruar nga ndërhyrja e Francës në Mali nuk është diçka e re, por është "serioze" dhe "e përhershme".

Franca ndërmori një operacion ushtarak javën e kaluar për të ndihmuar qeverinë e Malit që të luftojë kryengritësit islamistë.
XS
SM
MD
LG