Lidhje

Nju Jork, sistemi i autobuzëve në grevë


Shoferët e autobuzëve dhe ndihmësit e tyre, në qytetin me sistemin më të madh të shkollave publike në SHBA, janë hedhur në grevë për herë të parë prej një dekade

Shoferët e autobuzëve dhe ndihmësit e tyre në New York, qyteti që ka sistemin më të madh të shkollave publike në Shtetet e Bashkuara, kanë hyrë në grevë, për herë të parë prej një dekade.

Më tepër se 150 mijë nxënës janë prekur nga greva e shoferëve. Kontrata e tyre e punës skadon më 30 qershor, por sindikata kërkon siguri për punën e shoferëve në kontratën e re.

Shoferët e autobuzëve të shkollave në New York punojnë për kompani private, me kontratë nga bashkia e qytetit.

Kryetari i Bashkisë, Michael Bloomberg thotë se një vendim gjykate i vitit 2011 nuk e lejon bashkinë që të garantojë ruajten e vendeve të punës në kontratat e reja. Bashkia ka ofruar karta transporti publik falas për fëmijët që janë prekur nga greva.

Shumica e 1,1 milionë nxënësve të New Yorkut shkojnë në shkollë në këmbë, ose me autobuzët shkollorë.
XS
SM
MD
LG