Lidhje

Somalia e pa njoftuar më parë për operacionin francez


Në një intervistë me Zërin e Amerikës, Presidenti Hassan Sheikh Mohamud tha se zyrtarët somalezë nuk ishin informuar mbi operacionin, i cili nuk arriti të shpëtojë pengun Denis Allex dhe rezultoi në vdekjen e dy komandove franceze

Presidenti i Somalisë tha se nuk ishte njoftuar qysh më parë lidhur me operacionin francez për shpëtimin e një pengu që mbahej nga grupi ekstremist al-Shabab.

Në një intervistë me Zërin e Amerikës, Presidenti Hassan Sheikh Mohamud tha se zyrtarët somalezë nuk ishin informuar mbi operacionin, i cili nuk arriti të shpëtojë pengun Denis Allex dhe rezultoi në vdekjen e dy komandove franceze.

Presidenti Mohamud tha se gjërat nuk do të kishin marrë rrugën që morën nëse qeveria e tij do të ishte informuar. Ai tha gjithashtu se zyrtarët somalezë e kishin diskutuar këtë çështje me Francën.

Al-Shabab njoftoi me Twitter se e kishte ekzekutuar pengun të mërkurën. Organizata tha se e kishte vrarë atë si hakmarrje ndaj vrasjes së civilëve nga forcat franceze të premten e kaluar si dhe për të protestuar ndaj politikave, sipas saj anti-myslimane, të Francës.

Allex u rrëmbye nga një hotel në Mogadishu në korrik 2009. Para se të kapej, ai ishte pjesë e një ekipi që ndihmonte trupat qeveritare somaleze për t'u stërvitur në luftë kundër al-Shababit.
XS
SM
MD
LG