Lidhje

Pianisti Mitch Woods hedh në treg një album të ri


Pianisti Mitch Woods ka interpretuar pë dekada muzikën swing dhe bluz anembanë botës. Një prej koncerteve të tij më mbresëlënës është ai që ai zhvilloi në Turqi përpara shumë adhuruesve të muzikës së tij.

Mitch Woods kalon më shumë se gjysmën e çdo viti në turne, me disa data koncertesh në vende anembanë botës. Në disa prekj këtyre koncerteve ai është solist dhe në të tjerat është me grupin e tij The Rocket 88, me të cilët zhvilloi një turne në Turqi për 5 javë në fund të viteve 2010.

please wait

No media source currently available

0:00 0:05:34 0:00
Direct link


“Ishte një përvojë e pabesueshme. Shkuam në 20 qytete, interpretuam në 26 koncerte, dhe njohëm një kulturë që unë realisht nuk e njihja . Kuptova se muzika kalon çdo kufi politik, gjeografik, fetar.”

Mitch ka studiuar për muzikë klasike dhe jazz përpara se të niste muzikën bluz në qytetin e tij të lindjes Nju Jork. Ai thotë se është tërhequr nga stili i muzikës bluz i viteve 1930 – 1940 i quajtur “boogie – woogie”.

“Shumë nga muzika ime mbështetet tek muzika e New Orleansit dhe mendoj se ai vend është një vend ku ndërthuren shumë kultura. Aty ka afrikanë, afrikano amerikanë, spanjollë, anglezë, njerëz nga Karaibet, dhe të gjithë jetojnë në një vend. Bluzi vjen nga kjo traditë. Ka shumë histori në deltën e Missisipit, si edhe në Çikago apo qytet e tjera të mëdha”.

Turneu i sukseshëm i Mitch Woodit është publikuar sëfundmi në një disk me titull “Bluzi përtej kufijëve”, ku ai interpreton sëbashku me katër pjestarët e grupit të tij the Rocket 88. Në të është e përfshirë edhe nj DVD me koncertin e tij në Stamboll, sikurse edhe xhirimet mbas skene të udhëtimeve të titj nëpër Turqi.
XS
SM
MD
LG