Lidhje

Pheniani hedh poshtë vendimin e Këshillit të Sigurimit


Këshilli i Sigurimit sanksione ndaj Korese së Veriut
Këshilli i Sigurimit sanksione ndaj Korese së Veriut
Koreja e Veriut e hodhi poshtë një vendim të Këshillit të Sigurimit, që dënoi dje njëzëri lëshimin e një rakete në muajin dhjetor dhe zgjerimin e sanksioneve të OKB-së, duke mbajtur një qëndrim sfidues dhe duke lënë të kuptohet se do të zhvillojë një provë tjetër bërthamore.

Pheniani thotë se nuk do të mbajë bisedime të tjera për çarmatimin bërthamor dhe u zotua se do ta fuqizojë ushtrinë dhe “masat parandaluese për armët bërthamore”. Kjo ishte një deklaratë, që shumë mund ta interpretojnë si kërcënim për të zhvilluar një provë tjetër bërthamore.

Koreja e Veriut thotë se hedhja e raketës në dhjetor ishte një përpjekje paqësore për eksplorimin e hapësirës dhe i akuzoi Shtetet e Bashkuara për synime armiqësore, për shkak të drejtimit të përpjekjes për ndëshkime ndaj vendit.

Dje Këshilli i Sigurimit votoi njëzëri për ta dënuar hedhjen e rekatës nga Koreja e Veriut, si një provë bërthamore të ndaluar nga sanksionet ekzistuese të Kombeve të Bashkuara. Po ashtu Këshilli i Sigurimit prej 15 anëtarësh kërcënoi se do të marrë veprime të rëndësishme për këtë çështje, në se Pheniani vazhdon të kryejë prova të tjera bërthamore.
XS
SM
MD
LG