Lidhje

Gjeneral Xhon Allen del i pafajshëm nga hetimet


Presidenti Obama synon ta vazhdojë procesin për emërimin e gjeneralit John Allen, në postin e Komandantit Suprem të NATO-s.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney tha se shpreson që Senati do ta shqyrtojë emërimin e gjeneralit Allen, pa e shtyrë gjatë.

Emërimi i gjeneralit Allen u vonua, për shkak se Pentagoni hetoi e-mailet që ai kishte shkëmbyer me një grua në Florida, e cila kishte lidhje me skandalin për marrëdhënie jashtëmartesore që e detyroi ish-drejtorin e CIA-s David Petreas të jepte dorëheqjen.

Pentagoni tha dje se grupi hetimor arriti në përfundimin që shkëmbimet me e-mail nuk përmbanin informacion që mund të konsiderohej si sjellje e papërshtatshme për figurën e tij si ushtarak.

Gjenerali Allen është komandant i të gjitha forcave të koalicionit në Afganistan dhe ka në plan të largohet nga posti i tanishëm më 10 shkurt.
XS
SM
MD
LG