Lidhje

Fjalimi i përjavshëm i Presidentit Obama


Presidenti mbrojti vendimin e tij për dy emërime, të Mary Jo White dhe të Richard Cordray, në sektorin e rëndësishëm të financave

Në fjalimin e tij të përjavshëm, Presidenti Obama foli për emërimin prej tij të Mary Jo White në postin e kryetares së Komisionit që Mbikqyr Tregun e Aksioneve, si dhe për nevojën që të vazhdojë të qëndrojë në postin e Drejtorit të Zyrës për Mbrojtjen Financiare të konsumatorëve, të zotit Richard Cordray.

Presidenti tha se të dy të emëruarir e tij janë të aftë të zbatojnë reformat e ashpra që synojnë mbrojtjen e konsumatorëve dhe sistemit financiar të Shteteve të Bashkuara.

Në reagimin e Partisë Republikane, senatori John Thune i Dakotës së Jugut, tha se është koha që Washingtoni të projektojë buxhetin dhe të krijojë vende pune dhe mundësi për familjet dhe punonjësit amerikanë.
XS
SM
MD
LG