Lidhje

Shtëpia e Bardhë fushatë për kontrollin e armëve


Administrata Obama po i drejtohet përsëri popullit amerikan për t’i kërkuar mbështetje për një nga nismat e tij. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kent Klain, na informon nga Shtëpia e Bardhë se zyrtarët po organizojnë një fushatë publike për miratimin e ligjit për kontrollin e armëve.

Disa mijëra amerikanë erdhën dje në Uashington për të kërkuar ligje më të rrepta për kontrollin e armëve.

Marshimi përfundoi me një miting tek Monumenti i Uashingtonit, ku sekretari amerikan i Arsimit, Arne Dunkan, i bëri thirrje Kongresit të miratojë nismat e Presidentit Barak Obama për të ulur dhunën me armë.

“Ne do të bëjmë gjithëçka që është në kompetencën tonë për miratimin e ligjeve që do t’i bënin më të sigurt fëmijët, familjet dhe komunitetet tona”.

Dunkan tha se axhenda e administratës është e përqendruar në kontrollin e armëve dhe jo të mohojë të drejtën kushtetuese për të mbajtur armë.

Paraqitja e sekretarit të Arsimit në miting ishte pjesë e strategjisë së Shtëpisë së Bardhë t’ia paraqesë çështjen publikut për gjykim.

Zv/presidenti Xho Baiden, rekomandimet e të cilit formuan bazën për nismën e kontrollit të armëve të Presidentit Obama, e ka bërë të qartë në disa paraqitje publike ditët e fundit seriozitetin e kësaj përpjekjeje.

Të premten, zoti Baiden zhvilloi një diskutim publik në Riçmond të Virxhinias me qytetarët dhe zyrtarët vendas. Të enjten zv/presidenti u paraqit në Internet për të diskutuar dhunë me armë.

“Nëqoftëse do të bënim diçka që të shpëtonte jetën edhe të një fëmijë apo të një individi, ia vlen ta bëjmë, por unë mendoj se ne mund të bëjmë shumë më tepër se sa kaq”.

Një pikë e axhendës të administratës është propozimi për ngalimin e armëve të tipit ushtarak të sulmit , si ato që u përdorën në vrasjen e 20 fëmijëve dhe 6 të rriturve në një shkollë fillore në Kënektikat në muajin dhjetor.

Senatorja demokrate, Dajenë Fainstain paraqiti të enjten një projketligj për ndalimin e armëve të sulmit.

“Armët e projektuara origjinalisht për t’u përdorur nga ushtria në luftime dhe për të asgjësuar një numër të madh njerëzisht në përpjekje janë modifikuar për përdorime civile. Ato, në një mënyrë ose tjetër, bien në duart e vrasësve, të bandave, ose të atyre që janë mendërisht të ç’ekuilibruar ose të sëmurë”.

Ligjvënësit, duke përfshirë edhe Senatoren Fainstain, e kanë pranuar se miratimi i ligjeve për controllin e armëve do të jetë e vështirë.

Shumica e republikanëve në Kongres, madje edhe disa demokratë, e kundërshtojnë atë. Shumë ligjvënës mbështesin organizatën e fuqishme për të drejtën e armëmbajtjes, NRA, the National Rifle Association. Uein LaPierre, i cili kryeson këtë organizatë, tha kohët e fundit se qytetarët që respektojnë ligjin duhet të lejohen të kenë po aq forcë arme sa edhe kriminelët.

“Ne besojmë se meritojmë dhe kemi çdo të drejtë në çdo nivel lirie që udhëhqësit qeveritarë kaë për vete. Po ashtu edhe të njejtën mundësi dhe teknologji që kriminelët kanë për të na dëmtuar ne dhe familjet tona. Kjo do të thotë se ne besojmë në të drejtën tonë për t’u vetëmbrojtur dhe për të mbrojtur familjet toma me armë të teknologjisë gjysmë automatike”.

Megjithë vështirësitë që paraqet miratimi i ndalimit të armëve të sulmit, nisma të tjera të administratës për uljen e nivelit të dhunës me armë kanë shanse më të mira për t’u miratuar.

Ekspertët thonë se propozimet për një kontroll më të fortë të së kaluarës së personave që blejnë armë, rregulla më të forta regjistrimi dhe mbajtja e të sëmurëve mendorë larg të sëmurëve mendorë janë masa që publiku i mbështet.

Komisioni juridik i Senatit do të mbajë debatin e parë për dhunën e armëve të mërkurën.
XS
SM
MD
LG