Lidhje

SHBA: Albumet e reja në tregun muzikor


Muaji janar ka shënuar hedhjen në treg të disa albumeve të reja nga grupi “Destiny’s Child”, Justin Timberlake apo Chris Tomlin. Të tre këta emra kanë patur shkëputje nga skena muzikore gjatë vitit 2012, duke iu kushtuar karrierës personale në aspekte të tjera, por ky vit i sjell përpara adhuruesve të tyre me materiale të reja muzikore.

please wait

No media source currently available

0:00 0:07:04 0:00
Direct link


Grupi i muzikës R&B Destiny’s Child ka nxjerrë në treg albumin e parë mbas 9 vitesh . Pjestarët e grupit, Beyonce, Kelly Rowland dhe Michelle Williams u ribashkuan sërish për albumin “Love Songs”. Në këtë album përfshihen edhe tre regjistrime të grupit mes viteve 1997 dhe 2004. Ky album do të dalë në treg në 29 janar.

Artisti konteporean Chris Tomlin është renditur në vend të parë sipas klasifikimit Billboard për 200 albumet më të mira. Albumi i tij me titull “Burning Lights” është albumi i tij i shtatë, dhe sipas klasifikimeve Billboard është i katërti album me frymë të krishterë që renditet në këtë klasifikim. Albumet e tjera që kryesojnë klasifikimin janë “Notes from the underground”, “Wretched and divine”, “The Story of the wild ones” dhe “Signed and seales in blood”.

Justin Timberlake hodhi këngën e tij me titull “Suit and Tie” në 14 janar, pak ditë mbasi hodhi në internet momnetin kur ai po hynte në studion e regjistrimit. Në këtë këngë merr pjesë edhe ylli i muzikës hip hop Jay –Z. Kjo këngë do të përfshihet në albumin e tij me titull ”The 20/20 experience”. Albumi i tij i fundit doli në vitin 2006. Që nga ajo periudhë Justin Timberlake iu përkushtua aktrimit si dhe pjesmarrjes së tij në rrjetet sociale ku ai është bashkëpronar i rrjetit MySpace. Kënga e tij “Suit and Tie” pritet të hyjë në 5 këngët më të mira në javët në vazhdim.

Muaji janar është një prej muajve ku shumë njerëz të famshëm, këngëtarë e muzikantë kanë festuar ditëlindjet e tyre. Do të ndalemi sot në profilin muzikor të dy prej tyre, këngëtarit Neil Diamod dhe këngëtares e pianistet Alicia keys.

please wait

No media source currently available

0:00 0:06:38 0:00
Direct link


Në 24 janar të këtij viti këngëtari Neil Diamond festoi ditëlindjen e tij të 72-të. Ai nisi të regjistronte muzikë që në vitin 1961. Pesë vjet më vonë, kënga e tij “Cherry Cherry” u rendit ndër 10 këngët më të mira. Në vitin 1980, Neil kompozoi muzikë për filmin “The jazz singer”. Në vitin 1983, ai hodhi në treg një album i cili i kushtohej tekstshkruesëve të famshëm të këngëve jazz të cilët shkruanin këngët e tyre në një ndërtesë të quajtur ndërtesa Brill.

Në vitin 1996 ai regjistroi albmin “Hëna e Tenessit” , albumin e parë me këngë të reja në atë kohë. Për këtë album ai bashkëpunoi me violinistin Mark O’Connor, legjendën e muzikës kantri Chet Atkons, Waylon Jennings e të tjerë. Deri në vitin 2009 ai rihodhi në treg disa prej krijimeve të tij më të mira në vite. Në vitin 2009 ai u nderua me një çmim për pjesmarrjen e tij në çështje humanitare. Ndërsa në vitin 2011 ai mori çmimin e Nderit nga qendra Kenedi.

Në 25 janar këngëtarja dhe pianistja Alicia Keys festoi 32 vjetorin e saj. E lindur në Nju Jork ajo nisi të luajë në piano në moshën 14 vjeçare dhe shkroi këngën e parë në moshën 18 vjeçare. Në vitin 2001 hodhi në treg albumin e saj të parë “Songs in a minor” për të cilin ajo u nderua me 5 çmime Grammy . Albumi i saj u shit në 6 milion kopje anembanë botës. Ajo ishte 18 vjeç kur ajo shkroi kontratën e parë me studion e regjistrimeve Columbia.

Në vitin 2004, albumi i saj “Ditari i Alicia Keys” u shit në 8 milion kopje anembanë botës. Koleksioni i saj i vitit 2007 me titull “As I Am” mori dy çmime Grammy. Albumi i saj i vitit 2010 “Elementi i Lirisë” u rendit i pari në klasifikimin britanik. Në vitin 2010 ajo u martua me producentin Swizz Beatz dhe në muajin tetor solli në jetë djalin e saj të cilës i vuri emrin Egypt. Në mars të këtij viti Alisia Keys do të nisë turneun e saj “Set the World on Fire” në Uashington.
XS
SM
MD
LG