Lidhje

Michael Bloomberg: 350 milion dollarë universitetit "Johns Hopkins"


Kryetari i Bashkisë së New Yorkut, Michael Bloomberg i dhuroi Universitetit Johns Hopkins, ku ai ka kryer studimet, 350 milionë dollarë. Kjo e çon në 1 miliardë dollarë shifrën e donacioneve që i ka dhënë këtij universiteti zoti Bloomberg, manjat biznesi, politikan dhe filantrop.

Universiteti Johns Hopkins thotë se 250 milionë dollarë nga dhurata më e fundit e zotit Bloomberg do t’i përdorë për kërkime në fushën e burimeve të ujit të pijshëm, shëndeti global, shkencën e pedagogjisë, si dhe për rigjallërimin e zonave urbane.

Pjesën tjetër prej 100 milionë dollarësh, universiteti do ta përdorë për t’i dhënë ndihmë financiare studentëve që ndjekin Universitetin në kampusin e Baltimorës, në veri të Washingtonit.

Presidenti i Universitetit, tha se 70-vjeçari Bloomberg është një “forcë e së mirës në fushën sociale” dhe e krahasoi atë me bamirës të tjerë të famshëm, si Andrew Carnegie, John Rockefeller dhe Leland Stanford, që i kanë dhuruar pjesë nga pasuria e tyre universiteteve amerikane.
XS
SM
MD
LG