Lidhje

Grevë në Greqi


Në Greqi sot anijet qëndruan të ankoruara, për shkak të grevës së punonjësve të portit. Ata protestojnë mbi një marrëveshjembi pagat, si dhe ndaj reformës së pensioneve dhe të sistemit të shpërndarjes së të ardhurave.

Që nga viti 2009 Greqia ndodhet në një krizë të rëndë financiare dhe vendi po mbijeton nga huatë ndërkombëtare prej miliarda eurosh. Si kusht për marrjen e ndihmave qeveria vendosi masa të ashpëra: shkurtime të shpenzimeve dhe rritjen e taksave, që e ka çuar vendin në një nivel papunësie prej 26 për qind.

Ishujt grekë, shumë prej të cilëve nuk kanë aeroporte, kanë si mjet të vetëm transporti atë detar, dhe kanë mbetur të bllokuar që nga e dita e enjte, kur filloi greva. Sindikata vendosi ta shtyjë grevën fillimisht dy-ditore, deri të hënën dhe ka njoftuar për mbajtajen e greve mbarëkombëtare për më 20 shkurt.
XS
SM
MD
LG