Lidhje

Jahjaga, Nikoliç takohen më 6 shkurt


Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç, do të takohen të mërkurën më 6 shkurt në Bruksel. Tashmë të dy ata kanë marrë ftesa nga ndërmjetësuesja e këtij takimi, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, e cila ndërmjetëson edhe bisedimet ndërmjet kryeministrave të të dyja vendeve, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç. Takimi i presidentëve shihet si një shtytje e re të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, që është kusht për procesin e integrimeve evropiane.


XS
SM
MD
LG