Lidhje

NASA: Një asteroid po i afrohet Tokës


NASA ka bërë të ditur se një asteroid do të fluturojë shumë pranë Tokës javën e ardhëshme, por askush nuk duhet të trembet e të fshihet.

Asteroidi do të fluturojë 27520 km mbi Oqeanin Indian të premten më 15 shkurt reth orës 19:24 sipas Grinuiçit. Shkencëtarët e NASA-s thonë se nuk ka asnjë shans që masa shkëmbore qiellore prej 45 metrash do të përplaset në planetin tonë.

Asteroidi do të jetë shumë i vogël për t’u parë nga njeriu kur të kalojë mbi Tokë. Në teleskop ai do të duket si një yll i largët kur të lëvizë në qiell me një shpejtësi katër herë më të madhe se ajo e plumbit të armës, në një orbitë mjaft më të ulët se ajo e shumicës së satelitëve të kumunikimit.
XS
SM
MD
LG