Lidhje

Në Malin verior vazhdojnë luftimet


Ministria e Brendshme franceze tha se forcat speciale kanë marrë nën kontroll aeroportin e Tessalitit

Forcat franceze që po luftojnë kundër militantëve islamikë në Malin verior, kanë marrë nën kontroll një aeroport strategjik pranë kufirit me Algjerinë.

Ministria e brendshme franceze tha sot se forcat speciale kanë marrë nën kontroll aeroportin e Tessalitit, një qytet i vogël në rajonin Kidal të Malit dhe po përparojnë drejt marrjes nën kontroll të qytetit me ndihmën e trupave të Çadit.

Aeroporti do t’u siguronte forcave të udhëhequra nga Franca një bazë më tepër në luftën kundër militantëve që kanë shkuar drejt Saharasë pasi kanë humbur kontrollin e qyteteve kryesore të Malit.

Luftimet vazhduan sot edhe në pjesë të tjera të Malit. Përreth qytetit të Gaos, një autor i një sulmi vetëvrasës me motoçikletë hodhi veten në erë pranë një postblloku ushtarak. Një ushtar u plagos nga shpërthimi.

Agjencia franceze e lajmeve AFP njofton se grupi islamik MUJAO mori përgjegjësinë për sulmin.
XS
SM
MD
LG