Lidhje

Protestë në Shkup për shqiptarët e Preshevës


Në Shkup u organzua sot një protestë në mbështetje të të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Në protestë merrnin pjesë pjesëtarë të shoqatave të veteranëve të luftës në Maqedoni, të ish-të burgosurve politikë shqiptarë dhe studentë të Universitetit të Tetovës. Policia nuk i lejoi protestuesit të grumbulloheshin para ambasadës së Serbisë.

Protestuesit kërkuan ndërmarrjen e një veprimi të bashëkrenditur të qeverive në Tiranë, Prishtinë dhe Beograd lidhur me statusin dhe të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Autoritetet serbe thonë se shqiptarët në Luginën e Preshevës i gëzojnë të drejtat e tyre njësoj si komunitetet e tjera në Serbi.

Ambasada e Serbisë ndodhet në afërsi të rezidencës së ambasadorit amerikan dhe disa ambasadave të tjera, si dhe në afërsi të selisë së presidencës maqedonase.
XS
SM
MD
LG