Lidhje

Sekretari i Shtetit Kerri për Iranin dhe Sirinë


Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerri, thotë se komuniteti ndërkombëtar është gati të përgjigjet nëse Irani është i predispozuar për bisedime serioze në negociatat e ardhëshme për programin e tij bërthamor.

Zoti Kerri tha në Uashington dje se zgjedhja i mbetet Iranit, të tregohet i arsyeshëm ose të izolohet edhe më tej nga komuniteti ndërkombëtar.

Sekretari Kerri tha se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura t'ia lënë diplomacisë fitoren në raport me Iranin. Por ai theksoi politikën e Presidentit Barak Obama se të gjitha opcionet janë në tavolinë për ta parandaluar Iranin të ndërtojë një armë bërthamore.

Është caktuar që Irani të takohet me zyrtarët nga pesë vendet anëtare të përherëshme të Këshillit të Sigurimit dhe Gjermaninë më 26 shkurt në Kazakistan.

Zoti Kerri tha gjithashtu dje se Shtetet e Bashkuara po shikojnë mënyra për të përparuar edhe lidhur me gjendjen në Siri, ku vazhdon lufta e përgjakshme civile. Ai tha se Uashingtoni po vlerëson se çfarë hapash duhen marrë.

Sekretari Kerri takohet me zyrtarët e pesë vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Gjermanisë më 26 shkurt në Kazakistan.

Zoti Kerri u takua dje me ministrin e Jashtëm të Kanadasë, Xhon Baird, takimi i parë menjë zyrtar të huaj si sekretar shteti.
XS
SM
MD
LG