Lidhje

Tunizi: Partia laike do të tërhiqet nga koalicioni qeverisës


Partia e presidentit Moncef Marzouki shprehu zemërim me mënyrën e trajtimit të vrasjes javën e kaluar të udhëheqësit të opozitës, Chokri Belaid

Partia laike e Tunizisë e presidentit Moncef Marzouki thotë se do të tërhiqet nga koalicioni qeverisës i udhëhequr nga islamikët, e zemëruar nga mënyra e trajtimit të vrasjes javën e kaluar të udhëheqësit të opozitës Chokri Belaid.

Vrasja, e para vrasje politike në Tunizi prej disa dekadash, shkaktoi trazira të mëdha në vend, duke i thelluar ndarjet mes partisë Enhada, të dominuar nga islamikët dhe kundërshtarëve të saj laikë.

Një zyrtar i Partisë së qendrës së majtë, Kongresi për Republikën, tha sot se grupi kishte paralajmëruar se do të dilte nga koalicioni qeveritar, në se nuk zëvendësohen ministrat e jashtëm dhe të drejtësisë. Ai tha se ministrat e partisë së themeluar nga zoti Marzouki, do të kërkonin zyrtarisht dorëheqjen nesër.

Partia Ennada fitoi shumicën në zgjedhjet e para të drejta dhe të lira në vend. Partia e zotit Marzouki dhe partia laike Ettakatol po ashtu kanë disa vende në qeverinë aktuale.
XS
SM
MD
LG