Lidhje

Kush do të pasojë Papa Benediktin


Zyrtarët e Vatikanit thanë se Papa Benedikti nuk do të luajë rol në zgjedhjen e pasuesit të tij, i cili pritet të emërohet para festës së Pashkëve.

Zëdhënësi i Vatikanit, kleriku Federico Lombardi, tha se Papa ka lënë të kuptohet se nuk do të përpiqet të influencojë në zgjedhjen e pasuesit të tij.

Ndërkohë po shtohen spekullimet për drejtuesin e ardhshëm të Kishës Katolike Romake, një ditë pasi Papa Benedikti tronditi botën me njoftimin e papritur se do të jap dorëheqjen.

Papa, gjerman i njohur zyrtarisht Kardinali Joseph Ratzinger, i tha një grupi kardinalësh në një takim rutinë se do të largohet nga posti më 28 shkurt pasi mosha e tij e thyer po e bënte të vështirë kryerjen e detyrave.

Papa Benedikti do të jetë Papa i parë që jep dorëheqjen nga posti i tij që nga viti 1415 kur Papa Gregory dha dorëheqjen për të zgjidhur pretendimet konfliktuale mbi udhëheqjen e kishës që tani u shërben rreth 1.2 miliardë pasuesve në mbarë botën.
XS
SM
MD
LG