Lidhje

Komiteti i Helsinkit publikoi raportin vjetor


KSHH: "Të drejtat njerëzore u përkeqësuan".

Komiteti i Helsinkit publikoi sot raportin vjetor mbi gjendjen e të drejtave njerëzore në Shqipëri, ku janë renditur një mori shkeljesh të formave dhe dëmeve nga më të ndryshmet. Drejtuesja e KSHH, Vjollca Meçe, thotë se duke vlerësuar të gjitha shkeljet që janë gjetur KSHH vëren se ka një humbje të vëmendjes ndaj respektimit të të drejtave njerëzore. Në krye të raportit qëndron e drejta për jetën, sepse në këtë fushë ka hapa prapa.

Zonja Meçe thotë se në raport përshkruhet me detaje edhe gjendja në burgje, paraburgim dhe në komisariatet e policisë, ku po ndërtohen objekte të reja dhe po trajnohen punonjësit, porn ë këto institucione ende ushtrohet dhunë ndaj të burgosruve.

Por nga ana tjetër, ministri i drejtësisë Eduard Halimi, thotë se gjendja në burgje po përmirëohet me shpejtësi dhe në mënyrë rrënjësore. Është ulur mbipopullimi i tyre në minimumin historik, vetëm persona tepër, duke ndërtuar 6 burgje të reja me 100 milionë euro nga BE dhe duke përdorur dënimet alternative. Zoti Halimi thotë se mbipopullimi i burgjeve erdhi si rezultat i punës më të madhe të sistemit gjyqësor.

Ndërkaq, një tjetër shkelje e të drejtave njerëzore e zbuluar nga KSHH e që është kërkuar me ngulm edhe nga BE të përmirësohet është zbatimi i urdhërit për mjekim të detyruar ndaj personave që presin gjykimin. Aktualisht janë 70 persona që nuk e marrin mjekimin e detyruar sepse nuk ka asnjë mjedis mjekimi, por problemi po trajtohet nga ministritë përgjegjëse për të gjetur një zgjidhje.
XS
SM
MD
LG