Lidhje

Ish Senatori Hagel në proces drejt konfirmimit si shef i Pentagonit


hagel
hagel

Komisioni i Shërbimeve të Armatosura votoi 14-11 për të dërguar kandidaturën e z. Hagel para gjithë Senatit.

Një komision kyç i Senatit të SHBA ka miratuar kandidaturën e senatorit Chuck Hagel për postin e Sekretarit të Mbrojtjes.

Komisioni i Shërbimeve të Armatosura votoi 14-11 për të dërguar kandidaturën e z. Hagel para gjithë Senatit. Të gjithë anëtarët demokratë të komisionit votuan për emërimin e tij. Republikanët në Komision votuan kundër ish kolegut të tyre në Senat - dy herë i plagosur dhe veteran i luftës në Vietnam.

Qëndrimet e diskutueshme të z. Hagel ndaj Izraelit, Iranit dhe Irakut kanë shqetësuar republikanët në Senat. Ai ka kundërshtuar sanksionet e njëanshme kundër Iranit, ndërkohë që disa ligjvënës kanë vënë në pikëpyetje mbështetjen e tij për Izraelin. Z. Hagel gjithashtu kishte kundërshtuar shtimin e trupave amerikane në Irak në vitin 2007.

Një votim në Senat pritet më vonë këtë javë, por disa republikanë janë duke paralajmëruar për t'a ngadalësuar procesin e emërimit.

Nëse konfirmohet, z. Hagel do të bëhet sekretar i tretë i mbrojtjes në administratën Obama, pas Robert Gates dhe sekretari aktual Leon Paneta.
XS
SM
MD
LG