Lidhje

Sek. Kerry përgëzime për pavarësinë e Kosovës


Zoti Kerry shprehu angazhimin amerikan për një Kosovë të pavarur, sovrane dhe shumë-etnike

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry përgëzoi sot popullin e Republikës së Kosovës me rastin e 5 vjetorit të pavarësisë së vendit duke shprehur angazhimin amerikan për një Kosovë të pavarur, sovrane dhe shumë-etnike. Kosova thotë Sekretari Kerry është një vend mik dhe partner i Shteteve të Bashkuara.

Përmes një deklarate të publikuar sot, zoti Kerry vlerësoi ato që i cilësoi si arritje të rëndësishme për Kosovën, përfshirë përfundimin e pavarësisë së mbikqyrur, antarësimin në Bankën për Rindërtim dhe Zhvillim dhe përparimin që është shënuar në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Kreu i diplomacisë amerikane vlerësoi përkushtimin që kanë treguar udhëheqësit e Kosovës për ndërtimin e institucioneve më të forta dhe hapjen e mundësive ekonomike, forcimin e shtetit ligjor dhe integrimin evropian. Vazhdimi i punës në këto fusha, thekson Sekretari i Shtetit John Kerry, garanton stabilitet dhe begati afat-gjatë për Kosovën.
XS
SM
MD
LG