Lidhje

Gary Peters: Jam krenar që jam mik i shqiptarëve


Residents charge their mobile phones with electricity from generators provided for free by the government, during a blackout inside a town hall, after Typhoon Rammasun battered the town of Rosario, Cavite city, south of Manila, July 18, 2014.
Residents charge their mobile phones with electricity from generators provided for free by the government, during a blackout inside a town hall, after Typhoon Rammasun battered the town of Rosario, Cavite city, south of Manila, July 18, 2014.
Në një deklaratë për mediat me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Gary Peters, thotë se kjo pavarësi është njohur nga 98 vende dhe ai është i bindur se ky numër do të vazhdojë të rritet.

Zoti Peters thotë se me rastin e pesë vjetorit të pavarësisë, ai do të festojë bashkë me shqiptarët në shtetin e tij Miçigan. Gjatë historisë së tyre të vështirë, thotë kongresmeni Peters, njerëzit në Kosovë nuk u thyen dhe sot ata kanë një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Zoti Peters, i cili ka vizituar Shqipërinë dhe Kosovën, thotë se ka parë atje shumë shtëpi ku valëvitej jo vetëm flamuri shqiptar, por edhe flamuri amerikan krahas tij.

Ligjvënësi Gary Peters është anëtar i grupit të çështjeve shqiptare në Kongresin amerikan. Ai thotë se është krenar që është mik i popullit shqiptar dhe udhëheqës aktiv i këtij grupi të Kongresit.

Zoti Peters shprehet se do të vazhdojë të mbështesë lidhjet e pandërprera midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe do të punojë për të forcuar sovranitetin e Republikës së Kosovës.
XS
SM
MD
LG