Lidhje

Rusët në kërkim të fragmenteve të meteorit


Autoritetet ruse thonë se polumbarët janë duke eksploruar një liqen të goditur nga një fragment i meteorit gjigand, i cili kaloi me shpejtësi mbi qiellin e Rusisë qendrore duke shpërthyer mbi Vargmalet Urale.

Ministria e brendshme e përshkroi ngjarjen e së premtes si një dush meteorik në formën e topave të zjarrtë, që ndriçuan qiellin dhe se fragmente të meteorit 10 tonësh ranë në një zonë pak të populluar të rajonit Chelyabinsk. Mbi 1 mijë e 100 njerëz u plagosën kur coprat e zjarrta ranë, duke dëmtuar ndërtesa dhe duke thyer xhamat e dritareve.

Akademia ruse e Shkencave tha se meteori hyri në atmosferën e Tokës me një shpjetësi të paktën 54 mijë kilometra në orë. Agjencia amerikane e hapësirës Nasa kishte paralajmëruar para disa ditësh se një meteor po i afrohej Tokës dhe do të kalonte në lartësinë më të ulët ndonjëherë dhe nën orbitën e satelitëve të komunikimit.
XS
SM
MD
LG