Lidhje

2 vjetori i revolucionit në Libi


Turma të shumta njerëzish u mblodhën sot në kryeqytetin e Libisë për të shënuar përvjetorin e dytë të revolucionit të 17 shkurtit, që i dha fund regjimit të ish Presidentit Moamar Gadhafi, në vitin 2011.

Atmosfera në Tripoli ishte mjaft festive, me shumë njerëz që i binin borive të makinave dhe valvitnin flamurin libian. Ngjyrat e kuqe, e gjelbër dhe e zezë, të flamurit të qeverisë së re libiane, shiheshin në artikuj të ndryshëm festivë. Qeveria e re qendrore e Libisë ka shumë pak autoritet jashtë kryeqytetit, Tripoli, dhe vendi është ndarë mes milicive, fiseve dhe grupeve rajonale. Por të paktën sot, libianët u përqendruan në kremtimin e revolucionit që rrëzoi ish udhëheqësin Moamar Gadhafi nga pushteti.
XS
SM
MD
LG