Lidhje

Sekretari Kerri për shkurtimet buxhetore


Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerri, paralajmëron se shkurtimet automatike të buxhetit, të caktuara për një mars do të dëmtojnë politikën e jashtëme.

Në fjalimin e tij kryesor si kryediplomati i Shteteve të Bashkuara, zoti Kerri tha se politika e jashtëme amerikane ndihmon avancimin e stabilitetit global dhe është “investim në një Amerikë më të fortë dhe në një botë më të lirë”.

Shkurtimet e buxhetit janë rezultat i mosmarrëveshjeve mes Presidentit Barak Obama dhe Kongresit. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Xhon Bejnër tha se është në dorë të presidentit që të shmangë shkurtimet.

Sekretari i Shtetit, Xhon Kerri, tha dje në Universitetin e Virxhinias se “nuk ka më asgjë të jashtëme në politikën e jashtëme”. Zoti Kerry tha se vendimet e politikës së jashtme ndikojnë në jetën e përditshme të amerikanëve, nga prodhimet që blihen dhe shiten deri tek vendet e punës të krijuara nga bizneset amerikane.

Duke mos zgjedhur një udhëtim jashtë vendit, zoti Kerry mbajti fjalimin e tij të parë të madh publik si Sekretar i Shtetit në Universitetin e Virxhinias, i cili u themelua nga ish presidenti i Shteteve të Bashkuara,Thomas Jefferson.

Sekretari i Shtetit diskutoi mbi mënyrat se si globalizimi u ka ndyshuar jetën njerëzve në mbarë botën. Ai u bëri thirrje zyrtarëve amerikanë të përballojnë globalizimin drejtpërdrejt.
XS
SM
MD
LG