Lidhje

Në prag të Oskarit


Këngëtarja britanike Adele ka interpretuar mbrëmë në teatrin Dollby të Los Angelosit , ku do të zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar ditën e nesërme.

E veshur me një fustan të zi ajo interpretoi kolonën zanore të filmi “Skyfall”. Sëbashku me Adelën në skenë dje u ngjit edhe trupa e aktorëve të filmit “Të mjerët” Hugh Jackman, Russel Crow, Anne Hathaway etj.

Për herë të parë ata interpretuan sëbashku, disa prej pjesëve të filmit “Të mjerët”, në provën gjenerale që u zhvillua në teatrin Dolby, përpara natës së nesërme të çmimeve Oscar.

Dy aktorët kryesorë të filmit “Të mjerët” Hugh Jackamn dhe Anne Hathaway konkurrojnë përkatësisht për aktorin më të mirë, dhe për aktoren mbështetëse më të mirë.

Ceremonia e 85-të e çmiemve Oscar zhvillohet nesër, ajo do të transmetohet drejtpërdrejt në televizion, dhe do të drejtojhet nga Seth mcFarlen, ndërsa për ndarjen e çmimeve do të jenë të ftuar disa prej emrave të njohur të Hollywoodit, si Jane Fonda, Nicol Kidman, Dustin Hoffman, John Travolta, Jennifer Aniston si dhe aktorja e re Kristan Stweart.
XS
SM
MD
LG