Lidhje

Bernanke: Shkurtimet rrezikojnë rimëkëmbjen


Kreu i bankës qëndrore amerikane, Ben Bernanke, paralajmëroi sot se një seri shkurtimesh të papritura në shpenzimet qeveritare mund të dëmtojnë rimëkëmbjen e brishtë ekonomike.

Zoti Bernanke foli para komisionit të Senatit për Sistemin Bankar rreth miliarda dollarëve në shkurtime të shpenzimeve që mund të hyjnë në fuqi shpejt nëse republikanët në Kongres dhe presidenti Barack Obama dhe aleatët e tij demokratë nuk arrijnë një kompromis.

Bernanke tha se e ashtuquajtura "procedurë e sekuestrimit" do të jetë një spraspje e madhe për rritjen ekonomike.
XS
SM
MD
LG