Lidhje

SHBA, Franca duan tranzicion të shpejtë në Siri


French Foreign Affairs Minister Laurent Fabius (R) listens to U.S. Secretary of State John Kerry after a news conference at the ministry in Paris, February 27, 2013.
French Foreign Affairs Minister Laurent Fabius (R) listens to U.S. Secretary of State John Kerry after a news conference at the ministry in Paris, February 27, 2013.
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha sot se Shtetet e Bashkuara dhe Franca kërkojnë të shpejtojnë tranzicionin politik në Siri.

Duke folur gjatë ndalesës në Paris gjatë një konference të përbashkët shtypi me ministrin e jashtëm Laurent Fabius, zoti Kerry tha se Shtetet e Bashkuara “po shqyrtojnë mënyra për të shpejtuar” një ndryshim të regjimit në Siri.

Mënyrat për ta bërë këtë tha zoti Kerry do të diskutohen gjatë takimit “Miqtë e Sirisë në Romë të enjten ku do të mblidhen vendet që mbështesin opozitën siriane.

Komentet e tij vijnë ndërsa Shtetet e Bashkuara njoftohet se po shqytrojnë zgjerimin e ndihmës jo-ushtarake për opozitën siriane.

Zyrtarët amerikanë dhe evropianë thane se Shtëpia e Bardhë po shqyrton politikën e re, ndërsa zoti Kerry vazhdon turneun e tij në Evropë dhe Lindjen e Mesme.
XS
SM
MD
LG