Lidhje

Irani i quan pozitive bisedimet bërthamore


Irani dhe fuqitë botërore ranë dakort për më shumë bisedime rreth programit bërthamor të Iranit, pasi u takuan për dy ditë në Kazakistan për negociata që nuk dhanë ndonjë përparim të rëndësishëm.

Ndërsa përfunduan bisedimet sot në qytetin Almati, negociatori kryesor i Iranit në bisedime Saeed Jalili e cilësoi propozimin e fundit të gjashtë fuqive botërore si pozitiv duke thënë se është më realist sesa në të kaluarën. Ai nuk tha sesi do t’I përgjigjet Irani ofertës nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Francës, Gjermania, Rusia dhe Kina.

Diplomatët në Almati thane se fuqitë botërore propozuan heqjen e sanksioneve të tregëtisë së arit dhe metaleve të çmuara në këmbim të ndalimit nga ana e Iranit të progarmit të pasurimit të uraniumit në gradën 20 përqind në impiantin Fordo dhe qendra të tjera.

Palët kanë në plan të zhvillojnë bisedime në nivel ekspertësh muajin e ardhshëm në Stamboll të Turqisë, pasuar nga një raund tjetër negociatash në Almati në fillim të prillit.
XS
SM
MD
LG