Lidhje

Këngëtari Tim McGraw hedh në treg albumin “Two lines of freedom”


Këngëtari i muzikës kantri Tim McGraw i kaloi vitet e fundit në një betejë ligjore me ish kompaninë e regjistrimeve Curb Records. Por ndërsa ai vazhdonte përballjen me padinë e ngritur ndaj tij, ai hodhi në treg albumin e tij të fundit me titull “Two lanes of freedom”.

“Two lanes of freedom” është albumi i parë i Tim McGraw-it me shtëpinë diskografike në Nashville, Big Machine Records.


please wait

No media source currently available

0:00 0:00:00 0:00
Direct link


Më parë ai kishte një kontratë pune me kompaninë Curb Records për 20 vjet. Por mbas albumit të tij të fundit me këtë kompani, “Emotional Traffic”, ai nënshkori një kontratë me kompaninë Big Machine e pas kësaj, pati një padi gjyqësore nga kompania Curb Records pë shkelje të kontratës me të. Gjykata e Nashvillit, vendosi në favor të McGraw-it. Çështja shkoi deri në gjykatën e lartë të Tennessit por sërish vendimi ishte në favor të këngëtarit.

Në albumin e tij të fundit ai ka bashkëpunime me këngëtarët Taylor Swift dhe Keitj Urban.

Në planet e ardhshme të këngëtarit Tim McGrawth është një cikël televiziv në Las Vegas, i cili do të transmetohet në stacionin CBS, ndërsa në 2 maj nis turneun e tij në Amerikën e Veriut me këngët e albumit të tij “Two Lanes of Freedom”. Ai ka në plan që të organizojë koncerte në rreth 30 qytete gjatë këtij turneu.

Albumi i fundit “Two Lines of Freedom” është renditur në vend të parë në klasifikimin e albumeve kantri, dhe i dyti në renditjen Billboard për këtë muzikës. Një prej këngëve më të njohura të këtij albumi është “One of those nights”, për të cilën vetë këngëtari Tim McGraw thotë se është “një këngë që sjell kujtime”.
XS
SM
MD
LG