Lidhje

Protestë në Mitrovicë kundër bisedimeve


Në Mitrovicë, mijëra qytetarë morën pjesë në një protestë të lëvizjes Vetëvendosje për të kundërshtuar marrëveshjet në kuadër të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që po zhvillohen në Bruksel. Lëvizja Vetëvendosje është e bindur se bisedimet do të çojnë në siç thuhet, thellimin e ndarjes së brendshme të Kosovës, ndërsa bënë të ditur se çdo marrëveshje e arritur do të jetë e papranueshme për ta. Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç do të takohen sërish më dy prill për të vazhduar bisedimet, të cilat aktualisht janë përqendruar në mënyrën e administrimit të veriut të Kosovës.

XS
SM
MD
LG