Lidhje

Sjellja njerëzore dhe demokracia


Kuptimi më i mirë i sjelljes njerëzore mund të ndihmojë në zgjidhjen e disa prej sfidave më të vështira me të cilat ndeshet njerëzimi. Ky është premtimi i Dekadës së Sjelljes, një nismë ndërkombëtare e organizatave të shkencave shoqërore të cilat thonë se shkenca të tilla si sociologjia, psikologjia ose antropologjia duhet të luajnë një rol më të madh në formulimin e politikave kombëtare. Grupi po ashtu bën thirrje për kërkime të reja dhe shpërndan çmime për ata shkencëtarë që hedhin dritë të re mbi sjelljen njerëzore. Këtë vit me çmime u nderuan ata shkencëtarë që studiuan lidhjen e sjelljes me demokracinë.

Fjala demokraci në fjalor përcaktohet si një sistem qeverisës i shumicës që mbështetet tek organet e zgjedhura legjislative, sistemi gjyqësor dhe organet e ekzekutivit. Por Xhejms Gibson, profesor i shkencave politike në Universitetin e Uashingotnit në St. Louis të Mizurit, thotë se demokracia është më shumë sesa thjesht institucionet. Profesori Gibson thotë se kultura politike është jetike për demokracinë, veçanërisht niveli i tolerancës politike mes qytetarëve.

“Kjo do të thotë që njerëzit të jenë të gatshëm të mbrojnë të drejtën e armikut të tyre për të folur, për të demonstruar, prë të formuar parti politike, për të marrë pjesë jnë garë. Njerëzit duhet të mësohen të dëgjojnë edhe pikëpamje që mund të jenë plotësisht ndryshe nga të tyret në mënyrë që diskutimi të jetë i plotë, në mënyrë që tregu i ideve të funksionojë. Edhe në një vend si Iraku, debatet sot janë të shumta. Për shembull aty po debatohet me forcë ideja se çfarë roli duhet të ketë feja në shtetin e ardhshëm.”

Por cili është roli i demokracisë me fenë? A e përjashtojnë këto të dyja njera tjetrën? Përsëri profesori Gibson.

“Ndarja e shtetit nga kisha është shumë e rëndësishme për demokracinë, pjesërisht pasi siç kemi parë një nga elementët më të fortë të mungesës së tolerancës është besimi fetar. Në moemntin që njerëzit fillojnë besojnë në një doktrinë të pagabueshme, bëhet shumë, shumë e vështirë ruajtja e tolerancës. Dhe siç dihet shumë besime fetare kanë doktrina të pagabueshme”.

Në aspektin politik, thotë profesor Gibson, ndarjet e thella midis dy forcave politike në një vend nuk janë të dëmshmne për demeokracinë përsa kohë që ato respektojnë rregullat e lojës. Përsa kohë që aktorët respektojnë procedurat e duhura, dallimi i pikëpamjeve të tyre nuk është aq i rëndësishëm.

Në Rusi thotë profesori Gibson, ndonëse ekzistojnë elementët kryesorë të demokracisë si zgjedhjet, apo qeverisja e shumicës, vihet re një mangësi tjetër.

“Ne shpesh e cilësojmë demokracinë si qeverisja e shumicës duke respektuar të drejtat e pakicave politike. Dhe pikërisht këtu po dështon Rusia. Për këtë ne kemi edhe një fjalë, që e quajmë demokraci iliberale. Ky është një sistem ku ekzistojnë gjithë elementët, si zgjedhjet, parlamenti, kryeministri, por respektimi i të drejtave të pakicave është në nivel shumë të ulët. Opozita shtypet dhe shtypi kontrollohet. Pra ka demokraci që nuk e kanë pranuar të drejtën e pakicave si pjesë të ekuacionit. Dhe ky po bëhet një fenomen i përhapur në botë”.

James Gibson është profesor i shkencave politike në Universitetin e Uashingtonit dhe fitus i çmimit të vitit 2005 për kërkime në shkencat e sjelljes.

XS
SM
MD
LG