Lidhje

Shqipëri: KQZ-ja deklaron vlefshëmërinë e zgjedhjeve në Elbasan


KQZ nuk arriti dot mbrëmë të zgjidhë përfundimisht problemet e zgjedhjeve vendore në Bashkinë e Elbasanit, ku konkuruan më 18 shkurt Qazim Sejdini i PS dhe Luciano Boci i PD.

Në fund të një mbledhje të gjatë, KQZ vendosi që të rrëzojë kërkesën e kandidatit demokrat për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Elbasan, por megjithatë votat 5 me 4 të komisionerëve nuk ishin të mjaftueshme për të mbyllur këtë cështje, sepse sipas ligjit të sapondryshuar vendimet në KQZ duhet të merren me shumicë të cilësuar.

Gjatë shqyrtimit të materialeve nga Elbasani, KQZ hodhi poshtë edhe kërkesën e PS-së për të numëruar votat e një qendre votimi, ndërsa shpalli të pavlefshme edhe një qendër tjeër, ku nuk u zhvilluan zgjedhje fare në 18 shkurt. Për qendrën e fundit, kandidati i PD-së u shpreh para komisionit qendror që ndonëse në këtë qendër votimi nuk janë mbajtur zgjedhjet, rezultati mund të ndryshohej me votat e saj, por ky pretendim nuk u mor parasysh nga KQZ.

Nga numërimi i komisionit të Elbasanit, kandidati i PS del se ka fituar zgjedhjet vendore me një diferencë afro 500 vota, ndërsa të djathtët mund të ankohen pas KQZ-së edhe në Kolegjin Zgjedhor. Më herët gjatë ditës së djeshme, KQZ shpalli fitues kandidatin e PS për bashkinë e Durrësit, duke pranuar si të rregullta dokumentat e votimit të këtij qyteti, megjithë ankesat e të djathtëve për numrin e madh e të dyshimtë të fletëve të pavlefshme të votimit.

Vendimi për Durrësin u mor me vota të plota 9-0 të anëtarëve të KQZ-së. Partia Socialiste e opozitës deklaroi menjëherë pas zgjedhjeve se kishte fituar në Durrës dhe në Elbasan, por rivalët demokratë paraqitën ankesa në KQZ. Por jo vetëm të djathtët, por edhe të majtët paraqitën në KQZ një numër jo të vogël ankesash.

KQZ thotë se kritikat për vonesa në nxjerrjen e rezultateve janë të pabazuara, sepse vetë partitë që sjellin një numër të madh ankesash që duhen shqyrtuar me kujdes, dhe kjo lloj procedure vonon procesin. (kh)

XS
SM
MD
LG