Lidhje

Konventa e Gjenevës e zbatueshme për ushtarët talebanë (8 shkurt) - 2002-02-08


Shtetet e Bashkuara thonë se Konventa e Gjenevës është e zbatueshme për ushtarët talebanë të Afganistanit por jo për luftëtarët e grupit terrorist al-Kaida. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ari Fleischer e bëri këtë dallim pasi qeveria e Afganistanit e ka nënshkruar konventën e Gjenevës, ndërsa rrjeti al-Qaida nuk është një prej nënshkruesve të saj. Konventa e Gjenevës që ka hyrë në fuqi në vitin 1949 dhe zbatohet si standard për trajtimin e të burgosurve në kohë lufte. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha se personat e kapur nga Shtetet e Bashkuara nuk kanë statusin e robërve të luftës, por të gjithë ata po trajtohen mirë.

XS
SM
MD
LG