Ambasadori amerikan Hovenier, ritheksoi përkushtimin e Shteteve të Bashkuara që të mos lejohet asnjëherë më përsëritja e ngjarjeve të vitit 1999 në Kosovë.
Ai i bëri këto komente gjatë një ceremonie përkujtimore në këtë fshat në Kosovën perëndimore, ku me 25 mars të vitit 1999, forcat serbe vranë rreth 250 civilë.
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier tha të premten se përdorimi i forcës kundër forcave serbe në vitin 1999, “ishte i domosdoshëm dhe i ligjshëm”.
Ambasadori amerikan në Prishtinë tha të mërkurën pas një takimi me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, se ka disa shenja pozitive për përparim në çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai tha se sulmi i 29 majit mbi trupat e KFOR-it dhe sulmi i dhunshëm i 24 shtatorit në veri ishin të paprovokuara dhe të papranueshme. Komandanti i KFOR-it bëri thirrje që autorët e një dhune të tillë të mbahen përgjegjës.
Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, tha në një përgjigje për Zërin e Amerikës se njësitë e këtij misioni do të vazhdojnë të kujdesen për sigurinë përreth manastirit.
Zoti Ecsobar e mirëpriti vendimin e qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit, duke e vlerësuar atë të vështirë por të domosdoshëm.
Ai i bëri këto komente një ditë pasi agjencitë amerikane të zbulimit publikuan vlerësimin e përvitshëm të kërcënimeve të sigurisë, në të cilin thuhet se Ballkani Perëndimor mund të përballet me një rrezik në rritje të dhunës ndëretnike gjatë vitit 2024.
Kundërshtimet kryesore kanë të bëjnë me mundësinë që i ofron projektligji çdo individi, dhe jo domosdoshmërisht vetëm çifteve burrë e grua, të ketë fëmijë përmes metodës së njohur si IVF.
Dhuna ndaj gruas mbetet ndër shqetësimet kryesore të veprimtarëve për të drejtat e grave në vend, krahas problemeve si mungesa e pavarësisë ekonomike të grave dhe pjesëmarrja ende e ultë e tyre në jetën publike.
Në konferencën vjetore të prokurorëve, diplomatët thanë se funksionimi i këtij institucioni me ushtrues detyre është zgjidhje e përkohshme që nuk do të duhej të stërzgjatej.
Këto të dhëna janë pjesë e anketimit me emrin “Pulsi Publik” që zhvillohet me mbështetjen e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar me një mijë e 307 qytetarë në të gjitha komunat e Kosovës.
Tensionet në komunat në veri të banuara me shumicë serbe shpërthyen në maj ta vitit të kaluar kur kryetarët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e prillit, që u bojkotuan nga qytetarët serbë dhe përfaqësuesit politik të tyre, u shoqëruan me forca policore për në ndërtesat komunale.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar që Kosova të shtyjë zbatimin e vendimit, ndërsa kanë theksuar se mungesa e bashkërendimit nga qeveria e Kosovës lidhur me këtë çështje ka ndikuar në cilësinë e partneritetit ndërmjet të dy qeverive.
Pjesëmarrësit në samit theksuan se lufta kundër dezinformimit dhe ndikimeve të huaja në rajonin e Ballkanit kërkon marrëdhënie më të mira ndërshtetërore dhe vullnet të vërtetë politik, duke nënvizuar se pa këto elemente nuk mund të ketë një përgjigje efektive kundër kësaj dukurie.
Zv/kryeministri Besnik Bislimi tha sot se ka një kërkesë nga Brukseli që javën e ardhshme të mbahet një takim për të diskutuar rreth vendimit për dinarin serb ndërsa theksoi se ky nuk është takim ku duhet të shkojë kryenegociatori sepse kjo çështje nuk është pjesë e dialogut.
Ambasadori amerikan Jeff Hovenier vuri theksin në kritikat që i bëri qeverisë së Kosovës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien gjatë një interviste për Zërin e Amerikës dy ditë më parë, në të cilën tha se ajo e ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara.
Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien tha të martën në një intervistë për Zërin e Amerikës se Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara me vendimin për dinarin serb duke nënvizuar se me këtë qëndrim, qeveria e Kosovës ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara.
Shoqatat e gazetarëve thonë se projektligji i miratuar nga qeveria në fund të vitit të kaluar, që tashmë është dërguar në parlament, paraqet një përpjekje për të ushtruar kontroll ndaj medias online.
Autoritetet në Kosovë lanë të hapur mundësinë për një periudhë kalimtare për zgjidhjen e shqetësimeve të komunitetit serb që vazhdon të përdorë dinarin serb.
Ngarko më shumë