E enjte, 20 qershor, 2013

Intervista

Amb. Marcie Ries dhe Joseph Lake përshëndesin me rastin e 100 vjetorit

x
Madhësia e gërmave - +
Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, ne do të vazhdojmë t’ju sjellim mesazhe përshëndetjeje nga ambasadorët amerikanë që kanë shërbyer në Shqipëri pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 1991.
 
Përshëndetja e ambasadores MARCIE RIES

Jam shumë e kënaqur që kam rastin të flas para popullit shqiptar për këtë ditë kaq të rëndësishme, përvjetorin e pavarësisë. Kam kujtime të mrekullueshme nga koha kur isha në Shqipëri, nga udhëtimet në vendin tuaj të bukur, nga takimet me njerëz të shumtë, nga ngjitjet në male, ushqimi i mirë dhe vizitat në rrënojat e lashta.

Është me të vërtetë një vend i mrekullueshëm. Ndoshta më shumë se çdo gjë tjetër kujtoj vizitën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, që ishte një vizitë vërtet e suksesshme dhe një tregues i mirë i marrëdhënieve të ngrohta mes dy vendeve.

Dëshiroj t’u uroj të gjithë shqiptarëve ta kalojnë sa më bukur Ditën e Pavarësisë.

Gëzuar!
 
Përshëndetja e ambasadorit JOSEPH LAKE

Kam kujtime të dashura nga koha kur isha ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri në një kohë plot sfida të historisë suaj. Tani që ju festoni 100-vjetorin e deklaratës së pavarësisë, mendimet e mija janë me ju.

Ju uroj suksese në këtë përvjetor të madh dhe në vitet që vijnë.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
24.11.2012 18:38
Ambasadorja Marsi Riss eshte e dashur per shqipetaret. E kudo gjendura punoi me perkushtim per popullin shqiptar dhe detyren e kreu mesemiri, beri nje organizim perfekt ne ardhjen e Presidentit Xhorxh Bush me detaje te imta, luftovi terorizmin islamik. Marsi Riss ju urojme te gjithe te mirat dhe suksese, po ashtu dhe Ambasadorit Z Lake.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Reagime për protestat në Turqi

Kryeministri turk kundërpërgjigjet ndaj kritikave ndërkombëtare për shtypjen e demonstruesve.
Më tepër

Debat në Senat për reformën e imigracionit

Një raport i Kongresit përllogarit se reformimi i sistemit dhe legalizimi i 11 milionë imigrantëve do të forcojë ekonominë dhe financat
Më tepër

FBI: Avionët pa pilot përdoren në SHBA

Shtetet e Bashkuara kanë përdorur prej vitesh avionë të telekomanduar përgjatë kufijve jugorë dhe veriorë
Më tepër

Vëzhguesit vendorë: Situata e KQZ me pasoja

Vëzhguesit shprehin shqetësim mbi përdorimin e burimeve zyrtare në fushatë
Më tepër

Fushatë pa debat në Shqipëri

Mungesa e debateve televizive mes kryeministrit Berisha e kryetarit socialist Rama, sipas gazetarëve, është një mungesë e madhe në këtë fushatë.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive