E mërkurë, 02 shtator, 2015

Lajme

Albert Ajnshtajni dhe kontributi i tij për shkencën

Fizikani Albert Ajnshtajn botoi në vitin 1905 veprën e tij më të rëndësishme, dhe një nga dokumentet më të rëndësishme shkencore në histori të titulluar Teoria e Relativitetit. Dhjetë vjet më pas ai botoi një vëllim të zgjeruar të kësaj vepre me titullin Teoria e Përgjithshme e Relativitetit, ku përfshin ide themelore që përdoren për të përshkruar fenomene natyrore lidhur me kohën, hapësirën, masën, lëvizjen dhe forcën e rëndesës. Në vazhdim ju njohim me një biografi të shkurtër të gjeniut të fizikës dhe me kontributin e tij për shkencën:
   
Albert Ajnshtajn lindi në Ulm të Gjermanisë në vitin 1879, në një familje hebrenjsh. I ati ishte pronar i një fabrike që prodhonte pajisje elektrike, ndërsa e ëma pëlqente librat dhe muzikën. Vetë Ajnshtajni ishte fëmijë i mbyllur, i cili filloi të fliste vonë dhe kishte vështirësi të mësonte për të lexuar.
 
Kur mbushi pesë vjeç, i ati i dha një busull, që menjëherë i ngjalli djalit një interes të paparë për gjilpërën magnetike dhe fenomenet natyrore që shkaktonin lëvizjen e saj në të njëjtin drejtim.

I ati i shpjegoi se kjo shkaktohej nga fusha magnetike dhe forca e rëndesës. Ajnshtajni e kishte të vështirë të kuptonte koncepte të tilla në atë moshë.

Në komentet e tij për vitet e fëmijërisë, Albert Ajnshtajn kujtonte se nuk e kishte me qejf shkollën. Metoda e prerë mësimore, ku nxënësve nuk u lejohej të bënin pyetje e bënte atë të ndjehej si i burgosur.

Por me kalimin e viteve, fizikani i ardhshëm zhvilloi një dashuri të madhe për matematikën. Ai filloi të mësonte logaritmet dhe pjesë të tjera të vështira të matimatikës, ndërkohë që moshatarët e tij ende mësonin aritmetikën e thjeshtë.

Albert Ajnshtajn ndoqi më pas Institutin Politeknik në Zyrih të Zvicrës, ku studjoi fizikë dhe matematikë. Pas diplomimit ai punoi për qeverinë zvicerane si inspektor patentash për shpikjet e reja. Gjatë kësaj periudhe ai filloi punën për teoritë e tij të ardhshme shkencore, të cilat i botoi për herë të parë në vitin 1905.

Në një nga punimet e tij shkencore ai shpjegon se drita lëviz përmes valëve dhe pjesëzave, një nga elementët e rëndësishëm të teorisë së tij kuantike.

Në një tjetër punim ai flet për pjesëza të vogla që pluskojnë në lëngje apo në trupa të gaztë, e cila mbështet teorinë e përbërjes atomike të materies.

Por teoria më e rëndësishme është ajo e relativitetit, ku Ajnshtajni shpjegon se drita lëviz gjithmonë me të njëjtën shpejtësi, pavarësisht nga burimi i saj. Por ai shtoi se koha dhe masa mund të ndryshojnë dhe varen nga vend-ndodhja e një personi në raport me një objekt apo një ngjarje.

Dhjetë vjet pas botimit të teorisë së relativitetit, Ajnshtajni botoi Teorinë e Përgjithshme të Relativitetit ku zgjeron teorinë e tij mbi objektet në lëvizje. Ajnshtajni thotë se objektet humbasin masë kur emetojnë dritë, pasi drita është një formë energjie.

Në vitin 1921 Ajnshtajni fitoi Çmimin Nobel në Fizikë për zbulimin e ligjit të efektit fotoelektrik. Ky ligj shkencor shpjegon përse disa metale emetojnë elektrone pasi mbi sipërfaqen e tyre bie drita. Ky zbulim çoi në zhvillimin e elektronikës, përfshirë edhe radios dhe televizionit.

Albert Ajnshtajn punoi si pedagog në Zvicër dhe Gjermani. Ai u largua nga Evropa kur në 1933 erdhi në pushtet Adolf Hitleri. Fizikani u vendos në Shtetet e Bashkuara ku vazhdoi punën e tij shkencore në Institutin për Studime të Avancuara në Princeton, Nju Xhersi.

Megjithë famën e tij, Ajnshtajni ishte një njeri i thjeshtë, i veshur me rroba të vjetra dhe me flokë që dukeshin të pakrehur. Studentët e tij tregojnë se ai kishte aftësinë të ilustronte ide shumë të vështira me figura dhe krahasime që i bënin ato shumë të kuptueshme.

Megjithëse ishte kundër luftës, Ajnshtajni i shkroi presidentit amerikan Franklin Ruzvelt në vitin 1939 për ta nxitur që Shtetet e Bashkuara të prodhonin bombën bërthamore para Gjermanisë. Albert Ajnshtajni vdiq në moshën 76 vjeçare në vitin 1955.

Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
01.09.2015
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Papa Françesku dhe aborti

Gjatë Vitit të Mëshirës, priftërinjve do t’u lejohet të falin gratë që kanë abortuar
Më tepër

Operacione ndaj mediave në Turqi

Policia në Turqi ka filluar disa operacione kontrolli ndaj bizneseve, pronë e një kompanie të madhe mediatike
Më tepër

Opozita madedonase kthehet në parlament

Pas një bojkoti prej rreth një viti e gjysmë, opozita maqedonase e drejtuar nga Lidhja Social Demokrate u kthye sot në Parlament
Më tepër

Fillon viti i ri shkollor në Kosovë

Këtë vit në klasë të parë janë regjistruar rreth 29 mijë nxënës, ndërsa autoritetet paralajmëruan reformimin e sistemit arsimor, i cili ende vazhdon të përballët me sfida
Më tepër

Dënohet gazetarja e Radios Evropa e Lirë

Khadija Ismaylova, një korrespondente e Radios Evropa e Lirë në Azerbaixhan u dënua me 7.5 vjet burg për krime financiare
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • First graders take part in a ceremony to mark the start of a school year in Kyic, Ukraine.
  • A woman salvages a mattress from a pile of furniture left in a street of the popular downtown district of Hillbrow, South Africa, following an eviction of an occupied building.
  • Indonesian trade union supporters march towards the Presidential Palace in Jakarta to protest against job cuts and call for higher wages.
  • Earth's thin atmosphere stands out against the blackness of space in this photo shared by NASA astronaut Scott Kelly on board the International Space Station.
  • The TePee wildfire is seen burning at the Manning Bridge as it crosses the Salmon River near Riggins, Idaho, in this U.S. Forest Service picture taken Aug. 29, 2015. An 18-mile (29-km) portion of the Salmon River east of the Oregon border was closed to boating and fishing due to the Tepee Springs fire, which has charred more than 78,000 acres (316 square km) of the Payette National Forest and surrounding timber.
  • This combination of two satellite images provided by UNITAR-UNOSAT shows before (below) and after (top) a massive explosion was set off near the 2,000-year-old Temple of Bel in Palmyra, Syria, occupied by Islamic State militants.
  • A woman swims with a dog in the waters of the Yenisei River in the Siberian Taiga area outside Krasnoyarsk, Russia, Aug. 31, 2015.
  • Police arrest a Hindu activist as demonstrators try to break through to a cordoned-off area near parliament in Kathmandu during a protest demanding Nepal be declared a Hindu state.
  • Bibi rides her bike on the Playa during the Burning Man 2015 "Carnival of Mirrors" arts and music festival in the Black Rock Desert of Nevada, USA, Aug. 31, 2015. Approximately 70,000 people from all over the world are gathering at the sold-out festival to spend a week in the remote desert to experience art, music and the unique community that develops.
  • Austin Cable rides past an art installation during the Burning Man 2015 "Carnival of Mirrors" arts and music festival in the Black Rock Desert of Nevada, USA, Aug. 31, 2015.

Interaktive

Nuk keni telefon inteligjent?
Nuk ka problem!
Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

 Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.