E dielë, 01 shkurt, 2015

Lajme

Sjellja njerëzore dhe demokracia

Kuptimi më i mirë i sjelljes njerëzore mund të ndihmojë në zgjidhjen e disa prej sfidave më të vështira me të cilat ndeshet njerëzimi. Ky është premtimi i Dekadës së Sjelljes, një nismë ndërkombëtare e organizatave të shkencave shoqërore të cilat thonë se shkenca të tilla si sociologjia, psikologjia ose antropologjia duhet të luajnë një rol më të madh në formulimin e politikave kombëtare.  Grupi po ashtu bën thirrje për kërkime të reja dhe shpërndan çmime për ata shkencëtarë që hedhin dritë të re mbi sjelljen njerëzore.  Këtë vit me çmime u nderuan ata shkencëtarë që studiuan lidhjen e sjelljes me demokracinë.                                             

Fjala demokraci në fjalor  përcaktohet si një sistem qeverisës i shumicës që mbështetet tek organet e zgjedhura legjislative, sistemi gjyqësor dhe organet e ekzekutivit. Por Xhejms Gibson, profesor i shkencave politike në Universitetin e Uashingotnit në St. Louis të Mizurit, thotë se demokracia është më shumë sesa thjesht institucionet.  Profesori Gibson thotë se kultura politike është jetike për demokracinë, veçanërisht niveli i tolerancës politike mes qytetarëve.

“Kjo do të thotë që njerëzit të jenë të gatshëm të mbrojnë të drejtën e armikut të tyre për të folur, për të demonstruar, prë të formuar parti politike, për të marrë pjesë jnë garë. Njerëzit duhet të mësohen të dëgjojnë edhe pikëpamje që mund të jenë plotësisht ndryshe nga të tyret në mënyrë që diskutimi të jetë i plotë, në mënyrë që tregu i ideve të funksionojë.  Edhe në një vend si Iraku, debatet sot janë të shumta.  Për shembull aty po debatohet me forcë ideja se çfarë roli duhet të ketë feja në shtetin e ardhshëm.”  

Por cili është roli i demokracisë me fenë? A e përjashtojnë këto të dyja njera tjetrën? Përsëri profesori Gibson.

“Ndarja e shtetit nga kisha është shumë e rëndësishme për demokracinë, pjesërisht pasi siç kemi parë një nga elementët më të fortë të mungesës së tolerancës është besimi fetar.  Në moemntin që njerëzit fillojnë besojnë në një doktrinë të pagabueshme, bëhet shumë, shumë e vështirë ruajtja e tolerancës. Dhe siç dihet shumë besime fetare kanë doktrina të pagabueshme”.

Në aspektin politik, thotë profesor Gibson, ndarjet e thella midis dy forcave politike në një vend nuk janë të dëmshmne për demeokracinë përsa kohë që ato respektojnë rregullat e lojës. Përsa kohë që aktorët respektojnë procedurat e duhura,  dallimi i pikëpamjeve të tyre nuk është aq i rëndësishëm.

Në Rusi thotë profesori Gibson, ndonëse ekzistojnë elementët kryesorë të demokracisë si zgjedhjet, apo qeverisja e shumicës, vihet re një mangësi tjetër.

“Ne shpesh e cilësojmë demokracinë si qeverisja e shumicës duke respektuar të drejtat e pakicave politike. Dhe pikërisht këtu po dështon Rusia.  Për këtë ne kemi edhe një fjalë, që e quajmë demokraci iliberale. Ky është një sistem ku ekzistojnë gjithë elementët, si zgjedhjet, parlamenti, kryeministri, por respektimi i të drejtave të pakicave është në nivel shumë të ulët.  Opozita shtypet dhe shtypi kontrollohet.  Pra ka demokraci që nuk e kanë pranuar të drejtën e pakicave si pjesë të ekuacionit.  Dhe ky po bëhet një fenomen i përhapur në botë”.

James Gibson është profesor i shkencave politike në Universitetin e Uashingtonit dhe fitus i çmimit të vitit 2005 për kërkime në shkencat e sjelljes.

                                                                               

 

Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
31.01.2015
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Lufta kundër grupit Boko Haram

Bashkimi Afrikan ra dakord mbështesë propozimin për të dërguar 7500 trupa në luftë kundër grupit ekstremist Boko Haram në Afrikën perëndimore.
Më tepër

Shteti Islamik pranon humbjen në Kobani

Luftëtarët e Shtetit Islamik nxorën sot një video ku pohojnë se janë mundur në qytetin sirian Kobani, por betohen se do ta sulmojnë përsëri këtë qytet.
Më tepër

Greva e punonjësve të arsimit në Maqedoni

Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe e Kulturës kërkon ngritjen e rrogave për 25 përqind për punonjësit e këtyre fushave, ndërsa Ministria thotë se nuk është në gjendje të bisedojë pa u ndërprerë greva.
Më tepër

Shkollat profesionale në Shkodër

Megjithëse me një traditë të gjatë, një pjesë prej këtyre shkollave profesionale, gjatë 25 viteve të fundit, kanë shkuar drejt degradimit për shkak të mugesës së interesimit dhe investimeve.
Më tepër

Maqedoni, akuza ndaj drejtuesit të opozitës

Prokuroria publike maqedonase ka akuzuar drejtuesin e opozitës maqedonase Zoran Zaev për tentim dhune ndaj zyrtarëve të lartë shtetërorë. Zoti Zaev dyshohet ta ketë kërcënuar dhe shantazhuar kryeministrin Nikolla Gruevski.
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • An Ukrainian policeman embraces his wife during a ceremony in Kharkiv, northeastern Ukraine, before his departure to the east of the country where he will take part in an "Anti-Terrorist Operation" (ATO).
  • A general view of Italy's Chambers of Deputies as it begins voting for a new president in Rome. Lawmakers failed to elect a new president in a first round of voting on Thursday, leaving Prime Minister Matteo Renzi hoping to push through his candidate only in a fourth round when the required threshold of votes is lower.
  • Relatives of Islamic State captive Jordanian pilot Muath al-Kasaesbeh place a poster of him in front of their new gathering headquarters in Amman. Japan and Jordan scrambled on Friday to find out what had happened to two of their nationals being held by IS, after a deadline passed for the release of a would-be suicide bomber being held on death row in Amman.
  • Indian Border Security Force (BSF) soldiers participate in a parade in Humhama, on the outskirts of Srinagar. Some 333 trained constable recruits were formally inducted into the BSF after completing 44 weeks of training.
  • Musa, a 25-year-old Kurdish marksman, sits in the rubble of the Syrian town of Kobani, also known as Ain al-Arab. Kurdish forces recaptured the town on the Turkish frontier on January 26, in a symbolic blow to the jihadists who have seized large swaths of territory in their onslaught across Syria and Iraq.
  • The 'Havengore', which carried Winston Churchill's coffin along the Thames, makes the same journey with members of his family onboard to mark the 50th anniversary of his funeral in London.
  • A Palestinian activist, Lema Nazeeh, argues with an Israeli soldier during clashes between security forces and Palestinians from the West Bank village of Bilin, following a march to protest against Israeli settlements, in Bilin, west of Ramallah.
     
  • Georgian army tanks take part in a military exercise near the Vaziani military base close to the Georgian capital Tbilisi. NATO Deputy Secretary-General Alexander Vershbow arrived in Tbilisi for a two-day visit regarding Georgia's prospective integration into the alliance.
  • Rory McIlroy of Northern Ireland plays a shot during the second round of the 2015 Omega Dubai Desert Classic, in Dubai, United Arab Emirates.
  • A man walks by artist Peter Regli's sculpture "Reality Hacking No 320 Snow Monsters" near the Flatiron Building in New York.
  • Indian students of Saint Francis Girls High School form the word "peace" as they participate in a 'Non-violence and Peace' rally in Secunderabad, on the 67th anniversary of Mahatma Gandhi's assassination.
  • A European wildcat hides and sleeps in a hole at the zoo in Duisburg, Germany. Germany currently faces snowfall and temperatures around the freezing point.
  • Supporters of Qatar cheer before the 24th Men's Handball World Championships semi-finals match between Qatar and Poland at the Lusail Multipurpose Hall in Doha.
  • A woman walks through the snowy forest on the Grosser Feldberg mountain in the Taunus region near Frankfurt am Main, western Germany.

Interaktive