E premte, 27 mars, 2015

Lajme

1 dhjetori - Dita Botërore kundër Sidës

1 dhjetori është Dita Botërore kundër Sidës. E vendosur në vitin 1988, Dita Botërore kundër Sidës është një rast për të përkujtuar njerëzit që kanë humbur jetën nga kjo sëmundje. Ky është gjithashtu një rast që bota të vlerësojë përpjekjet e tanishme për të ndihmuar njerëzit e prekur nga virusi HIV i cili shkakton Sidën dhe për t’u ri-angazhuar në luftën për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të këtij virusi.

Një raport i ri i OKB-së vë në dukje se numri i atyre që jetojnë me virusin HIV në botë vazhdon të shtohet dhe i ka kaluar të 40 milionët - niveli më i lartë deri më sot. Afrika nënsahariane mbetet rajoni më i prekur nga sëmundja e Sidës. Më tepër se 25 milion njerëz atje jetojnë me virusin HIV. Peter Piot është drejtor i OKB-së për Sidën: “Shtimi më i lartë është në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, në vendet e ish Bashkimit Sovjetik, ku numri i njerëzve me virusin HIV është shtuar 20 herë në më pak se 10 vjet.”

Megjithatë në raportin e OKB-së thuhet se gjatë viteve të fundit, një numër gjithnjë e më madh vendesh, përfshirë Kenian, Zimbabven dhe disa vende të Karaibeve kanë patur rënie në numrin e të infektuarve nga virusi HIV. Zyra e OKB-së për Sidën thotë se ky pakësim është rezultat i ndryshimeve në konceptet e njerëzve, përshirë këtu kujdesin e të rinjve në marrëdhëniet seksuale, besnikërinë e çifteve dhe përdorimin e mjeteve antikonceptive. Kjo është një shenjë shpresëdhenëse në kushtet kur këto vende vazhdojnë të ndeshen me sfida të mëdha.

Shumë shpejt po shtohet edhe numri i të prekurve nga Sida të cilët kanë mundësi të marrin ilaçe për frenimin e kësaj sëmundjeje. Shtetet e Bashkuara po luajnë rolin kryesor për shtimin e numrit të atyre që mund të marrin ilaçe në vendet në zhvillim dhe për zgjerimin e programeve të parandalimit.

Rezultatet po arrihen nëpërmjet planit të emergjencës të Presidentit të Shteteve të Bashkuara për ndihmën në luftën kundër Sidës. Në vitin 2003, Presidenti Bush shpalli një angazhim prej 15 miliard dollarësh për luftën globale kundër virusit HIV dhe Sidës.

Në këtë program përfshihen 123 vende të botës me theks të veçantë në 15 prej tyre që janë prekur më rëndë dhe që sëbashku përbëjnë 50 për qind të numrit të përgjithshëm të të prekurve në botë. Presidenti Bush është zotuar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të udhëheqin botën në gjetjen e burimeve për të mposhtur sidën. “Sot Amerika po punon me autoritet dhe organizatat vendore në nismën më të madhe në histori për luftën kundër një sëmundjeje. Kudo në Afrikë ne po ndihmojmë zyrtarët e shëndetsisë për të zgjeruar objektet për kontrollin e pacientëve, po ushtrojmë dhe përkrahim mjekët dhe infermjerët dhe po riparojmë klinikat dhe spitalet, tha presidenti Bush.”

Presidenti Bush tha se Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre në vende të ndryshme të botës po punojnë për të krijuar shpresa të reja për ata që vuajnë nga virusi hiv ose nga sida si dhe për të kontribuar për një të ardhme më të shëndetshme për njerëzit kudo në botë.

Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
26.03.2015
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

AI: Militantët e Gazës kryen krime lufte

Raporti i Organizatës Amnesty International
Më tepër

Tiranë: Arrestohen deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku

Krahas arrestimit, u kryen edhe kontrollet e banesave, sipas kërkesës së prokurorisë.
Më tepër

Jeta imagjinare në planetin Mars

Bazë imagjinare në një mal vullkanik në shtetin Hauai
Më tepër

Siguria kibernetike

Firmat e sigurisë kibernetike luftojnë për të përballuar kërcënimet
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • A rescue worker is lifted into an helicopter at the crash site near Seyne-les-Alpes, France, . The co-pilot of the Germanwings jet barricaded himself in the cockpit and internationally rammed the plane full speed into the French Alps, ignoring the captain's frantic pounding on the cockpit door and the screams of terror from passengers, a prosecutor said.
  • Flags representing some of the nationalities of the victims are seen as family members and relatives gather near the crash site of an Airbus A320 in the French Alps.
  • British television presenter Jeremy Clarkson (C) is surrounded by media personnel as he leaves his home on a bicycle in London. The BBC announced that it was dropping one of its most popular presenters, "Top Gear" host Jeremy Clarkson, for physically attacking a producer.
  • Buddhist believers perform during a "three steps one bow" ceremony in central Seoul to urge the government to salvage the sunken ferry Sewol as soon as possible.
  • A handout picture released by Leicester Cathedral Quarter Partnership Board (LCQPB) shows the reinterment ceremony of England’s Kind Richard III in Leicester Cathedral in central England. England's slain King Richard III, exhumed from an undignified grave under a car park, was finally buried with honor, 530 years after his death on the battlefield.
  • An employee climbs a ladder to check a huge clock in Cergy. France will change to daylight saving time on March 29, with the clocks moving forward one hour.
  • Locals cross a flooded river at Copiapo city, Chile. The death toll rose to four after rains battered the north and caused flooding, the government said, while 22 others were unaccounted for as the military rescued stranded villagers.
  • A trumpeter falls off his horse as the Household Cavalry Mounted Regiment parades in Hyde Park in London.
  • Students do morning exercises with soccer balls on a playground at a primary school in Linhai, Zhejiang province, China.
  • Elena Radionova of Russia competes in the ladies short program during the ISU World Figure Skating Championship in Shanghai, China.
  • An aerial view of a public cemetery ahead of the Qingming Festival, or Tomb Sweeping Day in Hangzhou, Zhejiang province, China.
  • Workers paint as they restore the gold foil on the thousand-hands Bodhisattva in Chongqing Municipality, China, March 25, 2015.
  • An Orthodox Priest blesses Sergey Semchenko of the Russian Search and Recovery Forces after having blessed the Soyuz rocket at the Baikonur Cosmodrome Launch pad in Kazakhstan.
  • A Tornado is seen in Sand Springs, Oklahoma, USA, March 25, 2015. A storm system produced at least three tornadoes in Arkansas and Oklahoma, killing one person and injuring several others, officials said.

Interaktive