E premte, 31 tetor, 2014

Lajme

1 dhjetori - Dita Ndërkombëtare e SIDË-s 

Karol Pearson

1 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e SIDË-s. Kjo epidemi ka prekur të gjitha kontinentet dhe vendet e botës. Më tepër se 40 milionë njerëz në botë janë të infektuar me virusin HIV që shkakton SIDË-n, ose me vetë sëmundjen. Këtë vit pati 5 milionë raste të reja të infeksionit dhe më tepër se gjysma e tyre ishin në Afrikën Nën-Sahariane dhe më tepër se gjysma, mes të rinjve. 

 18 vjet më parë, ministritë e shëndetësisë të botës vendosën se nevojitet një përpjekje në shkallë botërore për ndalimin e përhapjes së SIDË-s, nga e cila kanë vdekur të paktën 25 milionë njerëz. Epidemia ka ndikuar në jetën e shumë e shumë të tjerëve. 15 milionë fëmijë kanë mbetur jetimë për shkak të SIDË-s. Një prej tyre është Carol Mackay: 

" Isha 9 vjeç kur mësova se babai im ishte infektuar me virusin HIV."-thote Karol.

 Ajo i tregoi Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se në moshën 9 vjeçare filloi të kujdesej për babain e saj të sëmurë

"Babai nuk ishte në gjendje të punonte, prandaj shpesh nuk i blenim dot ilaçet. Unë nuk kisha para për të blerë mjetet e shkollës dhe shpeshherë nuk mund të blija as ushqime."- thote ajo.

 Njohuritë mbi sëmundjen, metodat dhe ilaçet për ta mbajtur atë nën kontroll, u shkojnë me vonesë miliona të infektuarve dhe familjeve të tyre. Por doktor Anthony Fauci, specialist për SIDË-n në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë në Shtetet e Bashkuara, thotë se gjatë 18 vjetëve të fundit, vendet e ndryshme të botës e dinë tashmë se si transmetohet virusi, si diagnostikohet sëmundja dhe si mund të ruhen rezervat e gjakut dhe një numër i madh jetësh që janë shpëtuar nga ilaçet kundër virusit. 

" Çështja kryesore që nuk është zgjidhur ende, është ajo e vaksinës dhe ky është problemi ynë kryesor," -thotë ai.

Doktor Fauci thotë se aktualisht janë vënë në dispozicion të të varfërve një numër më i madh ilaçes anti-virale, sidomos për ata nga vendet në zhvillim. 

" Nga asgjëja sot kemi një numër të konsiderueshëm njerëzish, ndonëse jo numrin e nevojshëm, që po mjekohen me ilaçe anti-virale, pra po shkojmë në drejtimin e duhur."-thote mjeku. 

Epiqendra e sëmundjes vazhdon të jetë Afrika nën-Sahariane, ku jetojnë dy të tretat e të infektuarve me virusin HIV dhe SIDË-n. Por epidemia vazhdon të shtohet dhe tani ajo po përhapet me ritme alarmuese edhe në rajone të tjera, thotë Piter Piot, Drejtor i Agjencisë së OKB-së për Sidën. 

" Rritja më e madhe është në Evropën Lindore dhe në Azinë Qendrore, në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, ku numri i të infektuarve me virusin HIV është rritur 20 herë në më tepër se 10 vjet. Në vendet ku flitet për përdorim të prezervativëve dhe për seksin e me masa sigurie, është zvogëluar numri i infeksioneve të reja.. Gjithashtu, në vendet ku ka programe edukative për trajtimin e SIDË-s, sëmundja nuk shihet si një damkë."

 Doktor Fauci thotë se virusi HIV dhe SIDA përsëri përbëjnë një sfidë për shëndetin publik. 

" Dhe e gjithë kjo përpjekje nuk po shkon tërësisht në drejtimin e duhur. Ka disa rajone dhe vende të botës që kanë bërë përmirësime në këtë drejtim gjatë vitit të shkuar, por shumica e tyre ndodhen në një gjendje të mjerueshme"- thote mjeku.

. ... Dhe fakti më i pashmangshëm është se një numër përherë e më i madh njerëzish janë të infektuar me virusin HIV dhe se viktimat e SIDË-s vazhdojnë të vdesin.

Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
30.10.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet. Ju mund të gjeni gjithashtu të rejat e fundit nga mjekësia dhe shkenca, si edhe nga bota e artit.

LAJME

Ministrja Kodheli takon sekretarin e Mbrojtjes së SHBA-së

Ministrja shqiptare e Mbrojtjes Mimi Kodheli u takua sot me sekretarin e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara Chuck Hagel.
Më tepër

SHBA, Banka Qendrore ndërpret blerjen e bonove

Politika disa vjeçare e blerjes së bonove të thesarit i ka mbajtur interesat bankare të ulëta
Më tepër

Llalla: Kemi dërguar para drejtësisë edhe zyrtarë të lartë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla thotë se janë arritur rezultate konkrete në hetimin e korrupsionit
Më tepër

Çfarë rrezikon Pres. Obama në zgjedhje

Për presidentin Barack Obama zgjedhjet e mesit të mandatit për Kongresin, që zhvilllohen të martën, janë shumë të rëndësishme
Më tepër

40 vjet nga ndeshja historike Ali-Foreman

Ndeshja që u zhvillua në kryeqytetin Kinsasha të Kongos e njohur si “Uturimë në xhungël” i shërbeu Aliut për të rifituar titullin e kampionit në boks për peshat e rënda
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • A Yeoman Warder walks through ceramic poppies that form part of the art installation "Blood Swept Lands and Seas of Red" at the Tower of London in London Oct. 29, 2014. Each poppy represents a soldier killed during the WWI.
  • With the crowd of supporters reflected in the windows behind her, Kentucky Democratic senatorial candidate Alison Lundergan Grimes, right, speaks as former President Bill Clinton looks on during a rally in Louisville, Ky.
  • Spain's Prime Minister Mariano Rajoy gestures during a press conference with Chile's President Michelle Bachelet at the Moncloa Palace in Madrid, Spain. Bachelet is on an official visit to Spain.
  • Military helicopters operate during a Greek joint military exercise ''Pyrpolitis'' at the Saronic Gulf, south of Athens.
  • An elderly man walks past a cartoon character painted on a school wall in Suruc, near the Turkey-Syria border, across from the Syrian town of Kobani, Oct. 29, 2014.
  • A worker paints one of the tombs at a cemetery in Manila ahead of the traditional All Souls' day on November 1. Millions across the Philippines will visit cemeteries to pay their respects to their dead.
  • A Hindu devotee pushes the foam away to make space for other devotees to worship the Sun god Surya in the polluted waters of the river Yamuna during the Hindu religious festival of Chatt Puja in New Delhi.
  • Picture taken on Oct. 29, 2014 with low speed exposure shows the class 40 monohulls by night in Saint Malo, western France, before the 10th edition of the Route du Rhum sailing race to start on Nov. 2, 2014.
  • The San Francisco Giants celebrate after Game 7 of baseball's World Series against the Kansas City Royals, Oct. 29, 2014, in Kansas City, Mo. The Giants won 3-2 to win the series.
  • Burlesque dancer Karis Wilde performs with a hoop during the Lucha VaVoom "Night of the Vampire" performance in Los Angeles, California, Oct. 29, 2014.

Interaktive

Amerika në 60 sekonda

No records found for this widget:806

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.