E shtunë, 02 gusht, 2014

Lajme

Kapsula hapësinore me pluhur yjor kthehet pas shtatë vjetësh në Tokë

Pas një misioni 7 vjeçar dhe një udhëtimi prej 4 miliardë e gjysmë kilometrash, një kapsulë hapësinore me kampione pluhuri nga një kometë e lashtë u kthye sot në tokë. Specialistët e Agjencisë Amerikane të Hapësirës, e gjetën sot kapsulën në gjendje të mirë në një shkretëtirë në shtetin Utah. Kapsula hyri në atmosferën e tokës përmes sondës Stardust. Në vitin 2004 kapsula Stardust, ose Pluhuri Yjor, kapi miliona grimca pluhuri nga kometa Wild Two, për të cilën shkencëtarët besojnë se mban materje nga më e vjetra e sistemit diellor.                                         

Sonda Stardust e lëshoi ngarkesën sot, rreth 110 kilometra mbi tokë. Kapsula hyri në atmosferë me shpejtësinë më të madhe të regjistruar ndonjëherë të ndonjë mjeti hapësinor, rreth 45 mijë kilometra në orë, para se të hapte parashutën për të bërë një ulje pa probleme në bazë ushtarake në shkretëtirën e shtetit Utah.

“Gjithshka funksionoi si sahat. Kapsula hyri në atmosferë në kohën e duhur, kur pamë që u hap parashuta e kuptuam që gjithshka ishte në rregull.  Pas hapjes së saj, kapsula u ul ngadalë në poligonin e ushtrisë në Utah.”

Kapsula u tërhoq pastaj me helikopter dhe tani ndodhet në një laborator steril para se të dërgohet të maretën në qendrën Xhonson për fluturime në hapësirë në Teksas.

Takimi i sondës Stardust me kometën ndodhi në vitin 2004, në thellësi të sistemit diellor, por shkencëtarët thonë se ishte njësoj sikur sonda hapësinore të ketë shkuar në fillimet e sistemit tonë diellor, 4 miliardë e gjysmë vjet më parë, kur dielli dhe planetet u formuan. Kjo pasi orbita e kometës shtrihet përtej planetit të Plutos, dhe mendohet se përmban materie e yjeve që u bënë më pas pjesë e sistemit diellor. Donald Brownlee, është një prej ekspertëve të misionit.

“Kometën do ta shfrytëzojmë si një bibliotekë që ka të dhëna nga formimi i sistemit tonë diellor dhe i ka mbajtur ato larg diellit në temperatura shumë të ulta.”     

Grimcat e pluhurit nga klometa që kapsula solli në tokë, pritet të ndihmojnë shkencëtarët për studimin e sistmeit diellor.

“Ne po mësojmë për origjinën e sistemit diellor, për origjinën e diellit, origjinën e planeteve dhe diçka për origjinën e jetës. Praktikisht gjithë atomet në organizmin e njeriut dhe në tokë, para formimit të sistemit diellor ishin në formë pluhuri yjor.”

Kapsula Stardust, përmban qindra mijëra grimca të kapura nga një filtër prej qelqi. Pasi kampionët të mbërrijnë në Hjuston të martën, agjencia e hapësirës, NASA, do t’ua shpërndaajo ato shkencëtarëve në botë që të analizojnë përbërjen e tyre.

Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
01.08.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.

LAJME

Obama, Gaza dhe Ukraina

Presidenti Obama i doli në mbrojtje trajtimit të krizës në Gazë dhe në Ukrainë nga administra e tij
Më tepër

Presidenti Obama do të presë 50 udhëheqës afrikanë

Presidenti i tha të premten gazetarëve se Shtetet e Bashkuara duhet të jenë më të angazhuara me Afrikën dhe se takimi është një rast për të trajtuar çështje ekonomike dhe të sigurisë së kontinentit.
Më tepër

Obama, Putin diskutojnë krizën në Ukrainë

Zoti Obama shprehu gjithashtu shqetësim në lidhje me mosrespektimin nga Rusisë të traktatit të vitit 1987 për raketat balistike me rreze të mesme veprimi
Më tepër

Jep dorëheqjen ministri Celibashi

Tërheqja “për arsye personale“. Kryeministri e zëvendëson me deputeten socialiste Ermonela Felaj. Rama komenton votimin e djeshëm të reformës territoriale. Kreu i opozitës Basha: nuk do e njohim kurrë”.
Më tepër

OBSH: Ebola po përhapet me ritme të shpejta

Drejtoresha e Organizatës Botërore të Shëndetësisë u tha presidentëve të vendeve afrikano-perëndimore se epidemia po lëviz më shpejt se sa përpjekjet për ta kontrolluar atë
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Amerika në 60 sekondai
|| 0:00:00
...
 
🔇
X
01.08.2014
Amerika në 60 sekonda

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Members of the House of Representatives begin to head for the door on Capitol Hill in Washington as Congress leaves for a five-week summer recess.
  • Codepink activists, dressed to symbolize those wounded and killed in Gaza, rally outside the Israeli Embassy in Washington, DC.
  • Children play on a carnival ride during Eid al-Fitr Holiday in Kabul, Afghanistan.
  • Indian villagers watch rescue operations at the site of a massive landslide in Malin village in Pune district of western Maharashtra state.
  • A couple sit on the promeade and look at the burnt remains of a section of Eastbourne pier, southern England.
  • A close up of newspaper front pages focusing on the Ebola outbreak, including a newspaper (l) reading 'Burn all bodies' in the city of Monrovia, Liberia.
  • Noa (kneeling), the girlfriend of Israeli soldier Guy Algranati, mourns during his funeral in Tel Aviv. Algranati was killed on Wednesday by a booby trap detonated as he and 2 other soldiers uncovered a tunnel shaft.
  • A Palestinian, who fled his family's house following the Israeli offensive, sleeps as he takes refuge inside a classroom at a United Nations-run school in Jabaliya refugee camp in northern Gaza Strip.
  • Ifeoma Nwoye of Nigeria is carried away by her coach after she lost her women's freestyle 55kg wrestling semi-final to Brittanee Laverdure of Canada at the 2014 Commonwealth Games in Glasgow, Scotland.
  • Australia's Olivia Vivian performs at the women's All-Around Artistic Gymnastics at the 2014 Commonwealth Games in Glasgow, Scotland, July 30, 2014. (Picture taken with multiple exposure function)
  • A burger set is on display at a McDonald's restaurant in Hong Kong. Many consumers in Shanghai, Beijing and Hong Kong say they plan to scale back their visits to McDonald's, at least for now, but noted that the low prices make it hard to give up.
  • A woman is placing freshly-bought apples in her bag at a market in Warsaw, Poland. Russia said it was banning most fruit and vegetable imports from Poland. Many believe that the ban was imposed as retaliation for Poland’s support for the EU sanctions against Russia over the armed conflict in Ukraine.

Interaktive